Gjashtë arsye përse duhet të kufizoni karbohidratet

27/10/2020 - 07:55

Karbohidratet janë pjesë ushqyese të rëndësishme për mbarëvajtjen e funksioneve në organizëm. Ato i gjejmë në formën e sheqernave, fibrave dhe niseshtesë natyrale.

Karbohidratet i japin organizmit glukozë e cila transformohet në energji që shfrytëzohet në maksimum nga i gjithë organizmi, nga koka te këmbët. Nga ana tjetër, sasia e konsumuar e karbohidrateve është e një rëndësie kyçe për shëndetin.

Sasia e duhur ditore e karbohidrateve për organizmin

Ekspertët thonë se nëse njeriu kryen një jetë aktive, atëherë duhet të sigurohet që 40% e kalorive të marra në ditë të jenë karbohidrate, 30% proteinë dhe 30% yndyrna. Në përgjithësi, 500-800 kalori duhet të vijnë nga një ose disa burime karbohidratesh. Kjo përkthehet në 150-200 gramë karbohidrate në ditë.

Sasia e karbohidrateve ditore është në varësi edhe të llojit të përzgjedhur. Për shembull nëse jeni tifozë të orizit keni përballë dy alternativa. Orizi i bardhë konvertohet në sheqer direkt sapo hyn në organizëm, ndërsa orizi kaf është i pasur me fibër që ngadalëson përthithjen e karbohidrateve.

Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org, thonë se njeriu mund të konsumojë një sasi të ulët por sërish të shëndetshme të karbohidrateve pa vënë në rrezik shëndetin. Sasia më e ulët dhe e lejuar e karbohidrateve është 50 gramë në ditë. Kjo sasi plotësohet mirë në një racion tërshërë me një gjysëm banane. Nëse ju konsumoni më pak se 50 gramë, atëherë do të pësoni rënie të ndieshme të energjisë në trup.

Burimet e mira dhe të këqija të karbohidrateve

Burimet më të shëndetshme të karbohidrateve janë ushqime të papërpunuara siç janë drithërat e plota, frutat, perimet dhe bishtajoret, si thjerrëzat, fasulet. Ato e furnizojnë trupin me vitamina, minerale dhe fibër. Burimet më të pashëndetshme të karbohidrateve janë: buka e bardhë, ëmbëlsirat, pijet e gazuara dhe çdo ushqim tjetër i përpunuar. Këto karbohidrate nxisin shtimin në peshë, diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

6 arsye të vlefshme përse duhet të kufizoni karbohidratet jo të shëndetshme

Studiuesit e kësaj teme thonë se kufizimi i karbohidrateve jo të shëndetshme, të cilat gjenden tek ushqimet e papërpunuara dhe përgjithësisht nuk ofrojnë fibër, e ndihmon njeriun ta ketë më të lehtë të:

• humbasë kilogramët e tepërt

• ketë energji afatgjatë

• ketë muskuj më të fortë,

• jetë i/e ngopur më gjatë e të mos ketë fryrje të stomakut,

• jetë më pak i rrezikuar ndaj diabetit

• ketë një zemër më të fortë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presioni i lartë i gjakut apo hipertensioni është një sëmundje shumë e përhapur në të gjithë botën.

Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën.

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut.

Leukemia është një lloj kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut.

Është përsëri dimër, koha kur fillojmë të kërkojmë forcues të imunitetit për të shmangur simptomat e ftohjes.

Karbohidratet jo vetëm që plotësojnë shijen, por janë të domosdoshëm për funksionin normal të organizmin.

Njerëzit që vuajnë nga ndjeshmëria e lartë e dhëmbëve, përballen çdo ditë me dhimbje të forta e të mprehta sa herë që konsumojnë ushqime

Zgjimi në mëngjes me dhimbje koke, është mënyra më e keqe për të nisur ditën.

Siç dihet tashmë nga eksperienca e këtyre muajve të pandemisë, por edhe nga protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), si

Shëndeti i stomakut është i një rëndësie të veçantë në mirëmbajtjen e organizmit.