Gjashtë sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrë!

02/12/2019 - 09:22

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, larja e duarve është gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që mund të bëni për të shmangur ftohjen dhe viruset.

Masazhet

Shumica e studimeve tregojnë se masazhet mund të zvogëlojnë ankthin, presionin e gjakut dhe të ngadalësojnë rrahjet e zemrës, kështu që kryesisht ato ndihmojnë në lehtësimin e stresit, i cili është një nga gjërat kryesore për ndërtimin e imunitetit.

Dush i ftohtë

Ata që bëjnë dush me ujë të ftohtë pohojnë se kjo i ndihmon kur kanë mungesë energjie, migrene, qarkullim të dobët dhe madje edhe dhimbje. Përfitimet shëndetësore të dusheve të ftohtë nuk janë provuar, por autorja e “Gjashtë hapa të thjeshtë për të maksimizuar energjinë tuaj”, Mary Ann Bauman thotë se nuk mund të bëjë dëm. Edhe pse një dush i ftohtë 10-minutësh mund të jetë i tolerueshëm gjatë verës, provoni një dush me ujë të ftohtë një minutë në dimër. Nëse keni probleme kardiovaskulare, këshillohuni me mjekun, pasi ndryshimet e papritura të temperaturës mund të shkaktojnë ngritje të presionit të gjakut.

Larja e duarve

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, larja e duarve është gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që mund të bëni për të shmangur ftohjet e shumta që hasim në vit (për të mos përmendur bakteret, si E. coli dhe salmonela, që shkaktojnë sëmundje që vijnë nga ushqimi).

Lani duart me sapun dhe ujë të ngrohtë për të paktën 20 sekonda. Pastroni të gjitha pjesët e duarve tuaja, jo vetëm pëllëmbët, dhe sigurohuni që të mos keni papastërti në thonj. Thani duart tuaja me letër ose vendosni nga një peshqir për secilin anëtar të familjes.

Vitamina C dhe zinku

Megjithëse ka polemikë nëse vitamina C dhe zinku ndihmojnë në mbrojtjen ndaj të ftohtit të zakonshëm, disa studime tregojnë se vitamina C është e dobishme – veçanërisht për njerëzit që janë nën stres të lartë – dhe se zinku mund të parandalojë përhapjen e virusit. Ekspertët thonë se nuk do t’ju dëmtojë nëse e provoni. Dr. Neil Schachter nga Mt. Sinai ”në Nju Jork sugjeron që pas shenjës së parë të ftohjes, ju duhet të merrni 500 mg vitaminë C gjatë gjithë dimrit. Instituti i Mjekësisë këshillon që të mos kaloni mbi dy mijë miligram në ditë për të shmangur problemet me stomakun ose veshkat. Sa i përket zinkut, Dr. Schachter sugjeron të merrni tableta të zinkut disa herë në ditë kur fillon ftohja.

Qepë

Qepët janë të pasura me antioksidues që forcojnë imunitetin dhe luftojnë inflamacionin, thotë Dr. Karmia Borek, MD, PhD dhe profesor në Departamentin e Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Familjare në Boston- SHBA. Kjo do të thotë që përveç forcimit të mbrojtjes kundër sëmundjeve të përditshme, me siguri ndihmon edhe në forcimin e shëndetit të zemrës. Nëse ju shqetëson aroma e qepës, doktor Borek thotë se ekstrakti i qepës është një alternativë e shkëlqyeshme, pa erë dhe madje ka një përqendrim më të lartë të komponimeve të fuqishme që bëjnë qepën si një super ushqim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitamin

Plakja dhe efektet e saj (duke përfshirë ndjeshmërinë e ulët, shëndetin e dobët të dhëmbëve, humbjen e kujtesës, shikimit dhe dobësimin e

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë

Lëngu i mishit është i këndshëm në shije por edhe shumë i shëndetshëm dhe shërues për organizmin.

Fiqtë e freskët, kur krahasohen me homologët e tyre të tharë, janë më të ulët në kalori dhe përmbajtje sheqeri, gjë që i bën ata një alte

Pagjumësia është një problem shëndetësor që shkakton shumë telashe në organizëm.

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë.

Stomaku është një organ shumë i ndjeshëm ndaj stresit.

Ju ka ndodhur ndonjëherë që sytë t’ju kruhen aq shumë sa ju duket sikur bebja e syve të shkëputet?