Gjysma e shqiptarëve të prekur nga tiroidet, mjekët: Kujdes nga vapa!

07/08/2019 - 16:37

Pacientët që vuajnë nga tiroidet duhet të bëjnë kujdes me temperaturat e larta të këtyre ditëve.

Mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji këshillon që personat në fjalë të frekuentojnë vende sa më të freskëta.

“Tiroidja është termostati dhe duke qenë termostati që kontrollon energjinë tonë ajo kontrollon në një farë mase edhe temperaturën tonë trupore. Kur temperatura shkon 40 gradë, çdo lloj tiroideje, sado normale që të jetë, ka sforcim të madh për të bërë përshtatje me temperaturën e jashtme. Ndaj të sëmurët me tiroide e kanë më të vështirë përshtashmërinë.”

Mësohet se mbi 50% e shqiptarëve vuajnë nga problemet e tiroideve, qoftë mungesë apo tepricë e jodit. Tiroidja sipas mjekut Gjergji, është e lidhur me çdo qelizë të organizmit të njeriut ndaj duhet mbajtur nën kontroll, pasi çdo anomali e saj shfaq probleme madhore te qytetarët.

Pacientët që vuajnë nga mungesa e jodit shfaqin lodhje dhe luhatje të humorit, e ndërsa ata që vuajnë nga teprica e tij shpesh përjetojnë nervozitet. /Top Channel

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeskat e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën.

Lavanda ofron një sërë vlerash të rëndësishme mjekësore falë 150 përbërësve aktivë që luftojnë mikrobet, bakteret dhe radikalet e lira.

Frutat dhe perimet kombinohen rëndom në pjata nga më të ndryshmet me pretendimin se i bëjnë mirë shëndetit.

Tkurrjet muskulare në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës.

Në dhjetor duket sikur edhe ushqimet marrin ngjyra festive.

Limoni është një agrume jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C, e cila është e domosdoshme për shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, larja e duarve është gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që mund të bëni për

Gërhitja është një tingull që krijohet nga vibrimi i indeve të hundës ose të fytit gjatë frymëmarrjes kur një person është duke fjetur.

Gurët në veshka janë një problem i zakonshëm shëndetësor.

Ushqimi është një proces sa i nevojshëm aq edhe i kënaqshëm për çdo njeri.