Ekspertët e shëndetit u bëjnë thirrje njerëzve të bëjnë vaksinat kundër gripit pas lajmit se “gripi australian” ka marrë jetë njerzish në Irlandë. Rreziqet që vijnë pas gripit, ose më saktë lloji H3N2 i njohur si “gripi australian” kanë filluar të përshkallëzohen.

Ekspertët kanë konfirmuar se rreth dhjetë persona kanë vdekur pas kontraktimit të gripit në Irlandë këtë dimër.

Mjekët shpjeguan se disa njerëz janë më në rrezik për t’u prekur nga “gripi australian” se të tjerët dhe se simptomat mund të të prekin shumë shpejt. Gripi është i një lloji që ju jep të prekurve simptoma shumë të rënda.

Sipas ekspertëve, njerëzit më të rrezikuar për t’u prekur nga gripi gjatë dimrit janë ata të moshës 65 vjeç, fëmijët që vuajnë nga sëmundjet kronike, gratë shtatzëna, njerëzit mbipeshë dhe me imunitet të ulët.