Nga data 8 deri në 14 janar të këtij viti, 832 mijë italianë janë prekur nga gripi, ndërkohë që rreth 4 milionë banorë të vendit fqinjë kanë qëndruar në krevat për shkak të virozave. Statistikat dalin nga raporti i ri epidemiologjik Influnet, që është në varësi të Institutit Italian të Shëndetësisë.

Ky rekord i vendosur brenda një jave nuk regjistrohej që nga viti 2004. Më të prekur nga virozat janë fëmijët.

“Qarkullimi i virusit këtë vit është shumë shqetësues, është më i përhapur sesa në vitet 2009/10 kur u regjistrua një pandemi. Vetëm vitet 2004/05 mund të krahasohen me situatën e këtij viti”, thotë për Ansa hartuesi i raportit të Influnet, Antonino Bella.