Humbja me 16 minuta e gjumit dëmton performancën në punë

29/04/2019 - 22:14

Humbja e gjumit me 16 minuta mund të bëjë dallimin midis një dite fitimprurëse në zyrë dhe një shpërthimi të plotë, sipas studiuesve të Universitetit të Floridës së Jugut, botuar në revistën ”Sleep Health”.

Sipas studiuesve, fjetja pak më e vogël se zakonisht shoqërohet me një aftësi më të ulët për të vlerësuar dhe shpërqendrim të lehtë në punë të nesërmen, diçka që mund të jetë problematike sidomos për ato që kanë lindur kohët e fundit një fëmijë, në netët pa gjumë ose me gjumë të fragmentuar.

Studiuesit shqyrtuan përgjigjet e pyetësorit të 130 punonjësve të shëndetshëm, të cilët punonin në fushën e teknologjisë së informacionit dhe kishin të paktën një fëmijë të moshës shkollore.

Pjesëmarrësit raportuan se kur ata flinin 16 minuta më pak se zakonisht dhe kishin gjumë më të keq, hasnin probleme më shumë të nesërmen.

Kjo u kishte rritur nivelet e stresit, veçanërisht në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me ekuilibrin mes jetës së punës dhe jetës private, me pasojat e shtyrjes së tyre për të shkuar në shtrat më herët dhe gjithmonë të zgjimit më herët për shkak të lodhjes.

“Rezultatet e këtij studimi japin dëshmi empirike se pse nevojitet një angazhim më i madh në vendin e punës për të promovuar gjumin e punonjësve: ata që flenë mirë mund të jenë më në formë për punë, falë aftësisë më të madhe për të qëndruar të përqendruar, me më pak gabime dhe konflikte ndërpersonale’’, nënvizoi Soomi Lee, autori kryesor i studimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga kanceri nuk sëmuresh as rastësisht, as prej fatit të keq.

Zakonisht fjala dietë na bën të mendojmë për të gjitha ushqimet që nuk mund të hamë për të qenë të shëndetshëm si patatinat, ëmbëlsirat d

Ne shpenzojmë një të tretën e jetës tonë, në gjumë dhe nuk mund të jetojmë pa atë.

Qeveritë na këshillojnë gjithmonë të hamë më pak, dhe të ushtrohemi fizikisht më shumë, për të qenë më të shëndetshëm, por kjo paraqet nj

Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pijmë, në të kundër do të gjejmë

Nëse vendosni ushqimet e gabuara në mikrovalë mund të sëmureni, pasi ekspozoheni ndaj kimikateve të dëmshme.

Si mendoni për një ilaç natyral që lehtëson dhimbjet e muskujve dhe të nyjeve? Kjo është ajo që do të mësoni tani.

Bananet janë ndër frutat më të mira dhe me vlera ushqimore.

Një kujdes më i mirë për veten mund të jetë një strategji afatgjatë për luftimin e një problemi në rritje, demencës.