Ibuprofeni mund të shkaktojë probleme të sterilitetit te meshkujt

20/05/2020 - 08:50

Sipas një studimi, konsumimi i ibuprofenit nga meshkujt mund të shkaktojë probleme të sterilitetit.

Niveli i pjellorisë së meshkujve është duke shënuar rënie anë e mbanë botës, ndërsa hulumtuesit kanë synuar të kuptojnë nëse ibuprofeni është duke kontribuar në këtë problem.

Ibuprofeni

Ibuprofeni është ilaç i cili shitet pa përshkrim për trajtimin e dhimbjeve afatshkurtra, inflamacionin nga lëndimet dhe gripin. Profesionistët e shëndetit mund ta rekomandojnë përdorimin e këtij ilaçi edhe për përdorim afatgjatë.

Ibuprofeni njihet se i rrit rreziqet e sulmeve të zemrës dhe të trurit nëse përdoret rregullisht për doza të larta dhe për kohë të gjatë.

Studimi

Studimi francez dhe danez ka analizuar 31 meshkuj atletikë mes moshave 18 dhe 35 vjet.

Gjysma e grupit kishin përdorur 600mg ibuprofen dy herë në ditë – doza maksimale e rekomanduar në SHBA është 800mg deri në katër herë brenda dite – për dy javë.

Gjysma tjetër kishin përdorur placebo (pilulë mashtruese, e cila është bosh dhe s’ka asnjë efekt). Mostrat ishin marrë para dhe pas studimit për t’i krahasuar.

Ata të cilët kishin përdorur ibuprofen kishin qenë më të prirë të kenë probleme testikulare, e që do të thotë se meshkujt kishin qenë më pak të prirë të bëhen baballarë. Kjo kishte qenë më e zakonshme te meshkujt e vjetër sesa te të rinjtë.

Megjithatë, ekspertë të tjerë shëndetësorë tregojnë se ky studim është i përmasave të vogla, dhe derisa të bëhen studime të mëtejeshme, u rekomandojnë meshkujve të vazhdojnë ta përdorin ibuprofenin nëse është e nevojshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Mjekja alergologe, Mira Xhixha, shpjegoi këtë të hënë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, simptomat që dallojnë alergjitë e pranverës nga

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre.

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nuk është ekzagjerim.

Maji është muaji i ndërgjegjësimit ndaj Melanomës, kancerit të lëkurës i cili karakterizohet nga vdekshmëria e lartë dhe agresiviteti.

Vaji i ullirit dhe aloe vera janë dy prej dhuratave më bujare të natyrës. Përdorimi i tyre në të mirë të organizmit është i pakufi.

Prova të dëmtimit të placentës, organit që vepron si zorrë, veshkë, mëlçi dhe mushkëri për një fetus gjatë shtatzënisë u gjetën në një st

Një studim i gati 100,000 pacientëve me koronavirus ka treguar se ilaçet hydroxychloroquine and chloroquine, nuk kanë pasur efekt të traj

Njerëzit që janë diagnostikuar me nivel të lartë të sheqerit në gjak ose diabet të tipit dy, duhet të tregohen jashtëzakonisht të kujdess

Myku, në rrethana normale, konsiderohet si pjesë normale e florës bakteriale në organizmin e njeriut.