Ilaçi që ndal infarktet, pilula me çmim të ulët edhe për më të varfërit

23/08/2019 - 21:12

Një pilulë në ditë që mban katër ilaçe, mund të reduktojë numrin e atakeve kardiake dhe infarkteve me një të tretën e mundësisë. Polypill, mban aspirin që hollon gjakun, një statinë që ul kolesterolin dhe dy ilaçe për uljen e presionit të gjakut.

Kërkuesit, në Iran dhe Britaninë e Madhe, thonë se pilula ka një ndikim të madh dhe mund të kushtojë fare pak. Ata sugjerojnë se pilula mund t’i jepet kujtdo që ka kaluar një moshë të caktuar, në vendet e varfra, ku mjekët kanë më pak opsione dhe janë më pak në gjendje të vlerësojnë gjendjen e çdo individi.

Sëmundjet e zemrës dhe infarktet janë dy shkaqet kryesore të vdekjeve në botë, duke i marrë jetën më shumë se 15 milionë njerëzve në vit. Duhanpirja, obeziteti dhe lëvizja e pakët, të gjitha rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi i fundit, i publikuar në revistën shkencore Lancet, është bazuar në më shumë se 100 fshatra në Iran dhe 6800 persona kanë marrë pjesë në të. /tch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Urisë nuk i shpëton dot, pavarësisht vetëkontrollit apo regjimeve strikte.

Ilaçet e zemrës siç është kardiopirina ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Në mënyrë që sistemi tretës të funksionojë si orë, shmangni ngrënien e këtyre ushqimeve në të njëjtën kohë.

Djersitja është një proces i rëndësishëm natyror që lejon trupin të qëndrojë i freskët.

Dilema në përgatitjen e një lëngu të shëndetshëm të frutave qëndron në përfshirjen ose jo të lëkurave dhe farave të tyre.

Tanimë e dimë të gjithë që kafeja ka vlerat të pazëvendësueshme shëndetësore.

Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fort

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë

Njeriu mund të mos e ketë gjetur burimin e rinisë së përjetshme, por disa ushqime janë të pandryshueshëm për jetë të jetëve.