"Ja 4 sëmundjet që u marrin jetën shqiptarëve"

28/01/2015 - 15:31

28 janar 2015 -  Sëmundjet e zemrës konsiderohen si vrasësi kryesor i shqiptarëve.

Një studim i publikuar këtë të martë nga ISHP, mbi gjendjen shëndetësore të popullatës, vëren se 55% e numrit total të vdekjeve në vend vijnë pikërisht për shkak të këtyre sëmundjeve. Për herë të parë, raporti ofron një panoramë të gjerë mbi gjendjen shëndetësore.

Dhe në të shihet qartë, se sëmundjet që dominojnë mes shqiptarëve janë: kanceri, kardiovaskularet, diabeti dhe ajo pulmonare obstruktive kronike. Ajo që përbën një shqetësim për shëndetin publik në këtë raport, përtej shifrave alarmante, është fakti se pritet një rritje potenciale e tyre në dekadat e ardhshme.

Në vitet e fundit, 88% e vdekjeve në Shqipëri ndodhin për shkak të sëmundjeve kronike. Prej të cilave, vendin e parë e zënë sëmundjet e zemrës me 55% të rasteve. Të dytat renditen sëmundjet tumorale me 19%. Specialistët e ISHP-së arrijnë në përfundimin se, me këtë panoramë sëmundshmërie, Shqipëria i është bashkuar shumicës së vendeve europiane, të cilat po përballen me epideminë e sëmundjeve kronike. Dhe, për parandalimin e tyre këshillohet që kujdesi të nisë që në fëmijërinë e hershme, me përmirësimin e praktikave të ushqyerjes në foshnjet dhe të porsalindurit, si dhe me kujdesin shëndetësor për të gjitha gratë shtatzëna, që në fazat e hershme të shtatzënisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Djersitja është një proces i rëndësishëm natyror që lejon trupin të qëndrojë i freskët.

Dilema në përgatitjen e një lëngu të shëndetshëm të frutave qëndron në përfshirjen ose jo të lëkurave dhe farave të tyre.

Tanimë e dimë të gjithë që kafeja ka vlerat të pazëvendësueshme shëndetësore.

Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fort

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë

Njeriu mund të mos e ketë gjetur burimin e rinisë së përjetshme, por disa ushqime janë të pandryshueshëm për jetë të jetëve.

Dehidratimi është faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit në organizëm.

Gjuetia për barishtet, perimet dhe frutat e egra duket se është kthyer në një trend në qytetet urbane të Shqipërisë, por në zonat rurale,

Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale.