Ja pse e hapin gojën

27/08/2014 - 21:23

27 gusht 2014 - Hapjet e gojës janë jo vetëm shenjë e një dite të lodhshme, por lidhen edhe me mbingrohjen e trurit, stresin, ankthin dhe nivelin e dopaminës. Shkencëtarët zbulojnë të vërtetën e frymëmarrjeve të pavullnetshme

Mungesa e gjumit mund të mos jetë problemi i frymëmarrjeve të pavullnetshme ose i atyre që njihen ndryshe si hapje të gojës. Kërkuesit kanë filluar të zbulojnë misterin që rrethon hapjet e gojës, një prej sjelljeve më të shpeshta dhe më të sikletshme. Frymëmarrjet e pavullnetshme, sipas zbulimeve të shkencëtarëve, janë më të ndërlikuara nga sa mund të mendohet. Pavarësisht se të gjitha duken njëlloj, ato kanë shkaqe të ndryshme dhe shërbejnë për shumë funksione.

Hapja e gojës duket se është një mënyrë për ta mbajtur trurin vigjilent në çaste stresi. Ky veprim paralajmërues shfaqet edhe te kafshët për të mbrojtur familjen, duke mundësuar që të gjithë të jenë syhapur. Ndryshimet në tru ngacmojnë këtë veprim të pavullnetshëm, i cili zgjat rreth gjashtë sekonda dhe ndodh shpesh në grup.

Gregory Collins, nga Qendra e Shkencave Shëndetësore të Universitetit të Teksasit, tregon se zbulimet e deritanishme bëjnë fjalë për një sistem të ngatërruar, i cili ka shumë role.

Ka shumë keqkuptime në lidhje me hapjen e gojës, që është menduar për shumë kohë si një mënyrë e trupit për të rregulluar mungesën e oksigjenit. “Ngjitja” e hapjes së gojës është parë prej kohësh si mënyrë për të shprehur solidaritet ndaj dikujt.

Hapja e gojës ndodh më shpesh në verë. Shumica e njerëzve e përsërisin këtë veprim kur shohin të tjerë ta bëjnë, por fëmijët e vegjël dhe njerëzit që vuajnë nga autizmi apo skizofrenia nuk ndikohen. Disa madje edhe mund të ndjejnë nevojën për të bërë një hapje goje përpara se të bëjnë një veprim të rëndësishëm, si për shembull, parashutistët përpara se të hidhen nga avioni apo atletët përpara se të fillojnë garën.
Për të kuptuar thellësisht frymëmarrjen e pavullnetshme shkencëtarët kanë kryer shumë teste te njerëzit dhe kafshët. Çuditërisht, hapja e gojës është një nga emëruesit e përbashkët të mbretërisë së kafshëve. Duket sikur çdo krijesë me shtyllë kurrizore është në gjendje ta bëjë. Një hipotezë e kryesore është se hapja e gojës luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e trurit në një temperaturë optimale për funksionim. Truri është veçanërisht i ndjeshëm ndaj mbingrohjes. Koha e reagimit ulet dhe kujtesa dobësohet kur temperatura e trupit është me një gradë më poshtë nga ideali 37 gradë celsius.

Kjo hipotezë është provuar te kafshët nga një studim i publikuar në vitin 2010. Mjaftonte vetëm një ngritje prej 0.1 gradë celsius në tru për të shkaktuar hapjet e gojës. Shkencëtarët presin që e njëjta gjë funksionon edhe për njerëzit. Frymëmarrjet e thella e ulin temperaturën e trurit duke ftohur gjakun dhe më pas trurin. Mbështetje të kësaj hipoteze vijnë edhe nga një studim i kryer mbi 120 njerëz në Vjenë. Sipas studimit të publikuar në prill, njerëzit bënin më shumë frymëmarrje të pavullnetshme në verë se në dimër.

Stresi dhe ankthi e bëjnë trurin tonë të nxehet dhe hapja e gojës ndihmon në ftohjen dhe rritjen e punës së trurit. Kërkuesit i dhanë të shihnin një video të 328 njerëzve që bënin frymëmarrje të pavullnetshme. Rreth dy e treta e pjesëmarrësve u “infektuan” nga hapja e gojës dhe vepruan njëlloj. Përtej hipotezave të shfaqjes së solidaritetit apo lodhjes, një rol të vogël luante edhe mosha.

Hapja e gojës në grup mund të ketë edhe një funksion social, mund të ndihmojë anëtarët e grupit të jenë vigjilent dhe të ruhen nga rreziqet. Kërkuesit kanë identifikuar disa nga ndryshimet kimike që ndodhin në tru dhe që shkaktojnë hapjen e gojës. Ata gjetën dy receptorë të trurit që aktivizonin dhe çaktivizonin hapjen e gojës.

Receptorët, që luajnë një rol në trafikun e mesazheve të trurit, punojnë me një kimikat të quajtur dopaminë. Nivelet e dopaminës janë të larta në fillim të ditës, gjë që shkakton hapjen e gojës kur njerëzit zgjohen nga gjumi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një udhëzim i Institutit të Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar thotë se mjalti përbën mënyrën më të mirë për të trajtuar kollën ak

Njerëzit që vuajnë nga reumatizma shpesh fajësojnë ndryshimin e stinëve dhe motin e keq për intensitetin e dhimbjeve të tyre.

Presioni i lartë i gjakut apo hipertensioni është një sëmundje shumë e përhapur në të gjithë botën.

Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën.

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut.

Leukemia është një lloj kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut.

Është përsëri dimër, koha kur fillojmë të kërkojmë forcues të imunitetit për të shmangur simptomat e ftohjes.

Karbohidratet jo vetëm që plotësojnë shijen, por janë të domosdoshëm për funksionin normal të organizmin.

Njerëzit që vuajnë nga ndjeshmëria e lartë e dhëmbëve, përballen çdo ditë me dhimbje të forta e të mprehta sa herë që konsumojnë ushqime

Zgjimi në mëngjes me dhimbje koke, është mënyra më e keqe për të nisur ditën.