Kafe apo çaj? Cila është e keqja e shëndetit?

Postuar: 12/01/2018 - 12:14

Për shumë njerëz, kafeja është një pije ekzaltuese.

Ajo arrin të ndezë trupin dhe të largojë lodhjen, dhimbjen e kokës dhe plogështinë.

Pavarësisht kësaj, kafeja mund të krijojë varësi dhe të shoqërohet me nervozizëm dhe të dridhura.

Një gjë e tillë, i shtyn njerëzit të zgjedhin çajin, një alternativë më e butë për organizmin.

Për më tepër, çaji ka fituar reputacionin e të qenurit një pije shumë e shëndetshme.

"AgroWeb.org" ka bërë një krahasim mes të dyja këtyre pijeve përmes të dhënave, ndaj lexojeni patjetër deri në fund për të zbuluar faktet surprizë.

Përfitimet

Kafeja dhe çaji kanë avantazhe dhe disavantazhe.

Studimet për të dyja janë kontradiktore, ndonëse disa prej tyre pohojnë se kafeja ka aftësinë të ulë predispozitën e shfaqjes së sklerozës, Alzheimerit apo të diabetit.

Kafeja ka përmbajtje më të lartë të kafeinës dhe stimulantët e saj ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga azma të qetësohen.

Kafeina pakëson migrenën dhe rekomandohet të pihet pasi e keni tepruar me alkoolin.

Shkencëtarët e Harvardit që kanë analizuar rolin e kafesë në shëndet, thonë se ajo nuk shkakton probleme shëndetësore, por nuk ka ndonjë përfitim të mirëfilltë.

Çaji është i pasur me antioksidantë dhe substanca që luftojnë qelizat e dëmshme.

Të dhënat e "AgroWeb.org" konfirmojnë se këto antioksidantë luajnë rol në parandalimin e shfaqjes së tumorëve por jo në uljen e rrezikut të këtyre sëmundjeve.

Megjithatë çaji është konsideruar gjithnjë një pije mjekësore dhe terapeutike.

Çaji i zi, i bardhë dhe jeshil përmbajnë polifenolë që ofrojnë shumë përfitime shëndetsore.

Këto çajra dhe jo ato të ftohtë e të konservuar janë të pasur me polifenolë që mbrojnë qelizat nga dëmet e radikaleve të lira.

Rreziqet

Nëse e teproni me çajin ose kafenë do të përballeni me më shumë ankth, takikardi, çrregullime të rrahjeve të zemrës, pagjumësi, parehati dhe të përziera.

Sasitë e mëdha të kafesë pa filtër rrisin nivelet e kolesterolit të keq.

Çaji mund të përmbajë edhe floride, një substancë që rrit rrezikun e frakturave të kockave.

Disa çajra me bustinë me origjinë nga Kina, India apo Sri Lanka përmbajnë alumin dhe plumb që janë shumë të rrezikshme.

Rrjedhimisht, origjina e produktit ka shumë rëndësi.

Armiku

Sipas studimit ka një tjetër armik më të fortë. Duhet të hiqni dorë nga sheqeri dhe kremërat e ndryshëm dhe mos u shqetësoni se cila pije është më e mira.

Të dyja janë të mira nëse nuk e teproni.

Shqetësimi kryesor duhet të jetë sheqeri.

Ai është armiku i vërtetë e i fshehur në garën mes kafesë dhe çajit të cilat nuk i kanë bërë keq askujt që kur u shfaqën në jetën e njeriut mijëra vite më parë./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E keni vërë re se trupi juaj duket sikur funksionon pak më shpejt pasi keni pirë kafenë tuaj të mëngjesit?

Efektet pozitive në organizëm të një regjimi të shëndetshëm me fruta janë të njohura, por edhe mes vetë frutave, dobitë që sjellin në org

   Shumë prej jush ndoshta nuk e dinë faktin se shëndeti oral ka ndikim në shëndetin tuaj të plotë.

   Për herë të parë në 10 vjet, rastet e malaries globale nuk po reduktohen, duke shkaktuar shqetësime në lidhje me rishfaqjen e sëmundje

    Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare.

Rënia e menjëhershme në peshë tek të moshuarit është shenjë e kancerit, paralajmërojnë ekspertët.

Shafrani i Indisë mund të jetë një mënyrë shumë efikase për të lehtësuar migrenën.

Sam Wood është një trajner personal i sapo bërë baba, dhe rrëfen për publikun disa gabime të zakonshme që bëjnë njerëzit që duan të humbi

   Kërthiza është në forma dhe madhësi të ndryshme te njerëz të ndryshëm.