Kanceri i lëkurës, dermatologia Doçi: Si të mbrohemi nga dielli dhe kujdesemi për nishanet (VIDEO)

24/05/2020 - 14:17

Maji është muaji i ndërgjegjësimit ndaj Melanomës, kancerit të lëkurës i cili karakterizohet nga vdekshmëria e lartë dhe agresiviteti.

Në stinën e pranverës, rrezatimi diellor në vendin tonë është i fortë ndaj mbrojtja duhet të jetë më e lartë dhe kontrolli i nishaneve i shpeshtë për të shmangur këtë sëmundje.

Dermatologia Xhiliola Doçi thotë se kanceri i lëkurës renditet i 5 te meshkujt dhe i 6 te femrat përsa i përket shpeshtësisë së shfaqjes ndërsa përmend edhe personat që janë më të rrezikuar.

Mbrojtja nga rrezatimi diellor duhet të jetë në çdo stinë, por sidomos në këtë periudhë lëkura kërkon më shumë vëmendje nga ne.

Mjekja dermatologe këshillon që mbrojtja të bëhet përmes kremrave solarë, të cilët duhen përzgjedhur me kujdes në varësi të numrit SPF, i cili duhet riaplikuar çdo 2 orë, si dhe përmes veshjeve të holla me mëngë të gjata, mbajtja e kapeles apo syzeve.

Sipas saj, kujdes të veçantë duhet të tregojnë personat që kanë numër të lartë të nishaneve, ngjyrë të bardhë të lëkurës apo histori për problematikën e kancerit të lëkurës.

"Këta persona duhet të vetëekzaminohen në shtëpi apo të bëjnë kontrolle të shpeshta te mjeku për të parë nëse ka nishane të reja nëpër trup apo ndryshimet që pësojnë nishanet", shprehet mjekja dermatologe ndërsa liston tiparet.

G.D.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mjaft konsumatorë preferojnë t’i nxjerrin farat e rrushit, madje të tjerë nuk konsumojnë as lëkurën e këtyre kokrrave.

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur mustaqet e misrit që në lashtësi, sepse kanë besuar fort se këto fije të holla, në dukje të rëndom

Është koha që fytyra juaj të përballet me faktet, kjo nuk është një kohë e mirë për lëkurën.

Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur.

Shalqiri dhe pjepri janë dy nga frutat e verës që të gjithë i preferojnë, të shijshëm e me vlera ushqyese.

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitamin

Plakja dhe efektet e saj (duke përfshirë ndjeshmërinë e ulët, shëndetin e dobët të dhëmbëve, humbjen e kujtesës, shikimit dhe dobësimin e

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë