Shija e saj ekzotike e ka bërë tërë botën të magjepsur me kalimin e kohës, dhe kjo është kryesisht për shkak të atributeve të shumta shëruese. Kanella ka veti kuruese dhe është përdorur në mjekësi për mijëra vjet.

Megjithatë, përfitimet më të larta të kanellës mund të merren përmes formës së saj më të fuqishme – vaj kanelle. Vaji i kanellës është pastrues shumë i mirë i gjakut, përmirëson rrjedhën e gjakut dhe parandalon gungat, ul presionin e gjakut, rregullon nivelet e sheqerit në gjak dhe zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër. Ai ka veti të shkatërrojë bakteret në traktin urinar dhe të luftojë infeksionet me kërpudha.

Përveç gjithë këtyre përfitimeve shëndetësore që ka përdorimi i vajit të kanellës, ai vepron edhe si një parandalues shumë i mirë për shfaqjen e puçrrave në fytyrë.

Vajin e kanellës ju mund ta përgatisni fare thjeshtë në kushte shtëpie në vend që ta blini të gatshëm.

Mjafton të merrni 5-6 shkopinj dhe t’i vendosni në një kavanoz. Më pas hidhni në kavanoz vaj ulliri deri sa të mbulohen shkopinjtë. Mbylleni kavanozin dhe lëreni ashtu për 3 javë. Kujdesuni që ta tundni kavanozin çdo ditë. Pas 3 javësh largoni shkopinjtë nga kavanozi dhe përdoreni vajin për ushqim ose për përdorim të jashtëm. Këshillohet të pini 1-2 lugë në mëngjes ose mbrëmje. /shendeti.com.al/