Këshilla për të bërë gati lëkurën për në verë

13/03/2018 - 10:24

Megjithëse vera do edhe disa muaj për të ardhur, është e këshillueshme që ne të kemi parasysh disa këshilla që ndihmojnë ne përgatitjen e lëkurës për sezonin veror.

Depilimi

Në një stinë si dimri, është në dorën tuaj nëse dëshironi të trajtoni lëkurën apo ta lini atë në gjendjen e saj natyrale. Por nëse zgjidhni të depiloheni, zgjidhjet janë të shumta. Heqja e qimeve me brisk, është e shpejtë dhe pa dhimbje por depilimi me dyll sjell rezultate që zgjasin më shumë. Kremërat depilues gjithashtu gjenden lehtësisht në çdo supermarket dhe farmaci. Megjithatë, për rezultate të cilat zgjasin depilimi me lazer është një zgjidhje perfekte.

Përdorimi i kremit hidratues

Hidratimi i lëkurës është një domosdoshmëri për të gjitha llojet e lëkurës, s’ka rëndësi nëse është verë apo dimër. Zgjidhni një krem hidratues që i përshtatet lëkurës suaj dhe aplikojeni në të gjithë trupin tuaj.

Rrini të hidratuar

Pavarësisht se sa përpiqeni për pjesën e jashtme, trupi juaj do të duket dhe do të ndjehet më mirë nëse rrini të hidratuar. Përveç mbajtjes së një diete të shëndetshme, konsumimi i tetë gotave ujë mund të ndihmojë në heqjen e toksinave nga trupi juaj, duke e mbajtur lëkurën të butë dhe më pak të thatë.

Merrni vitamina

Ndonjëherë, pa marrë parasysh se sa mirë ne hamë dhe sa shumë kujdesemi për lëkurën tonë, trupat tanë kanë nevojë për një nxitje shtesë. Përveç vitaminave A, D, C dhe E – secila prej tyre ndihmon në luftën kundër akneve, minimizon pikat e zeza, krijon kolagjenin dhe nxit qarkullimin qelizor, është e këshillueshme të konsumoni edhe vaj peshku i cili përmban omega-3, të cilët reduktojnë inflamacionin, shkruan klan.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lavanda ofron një sërë vlerash të rëndësishme mjekësore falë 150 përbërësve aktivë që luftojnë mikrobet, bakteret dhe radikalet e lira.

Frutat dhe perimet kombinohen rëndom në pjata nga më të ndryshmet me pretendimin se i bëjnë mirë shëndetit.

Tkurrjet muskulare në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës.

Në dhjetor duket sikur edhe ushqimet marrin ngjyra festive.

Limoni është një agrume jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C, e cila është e domosdoshme për shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, larja e duarve është gjëja e parë dhe më e rëndësishmja që mund të bëni për

Gërhitja është një tingull që krijohet nga vibrimi i indeve të hundës ose të fytit gjatë frymëmarrjes kur një person është duke fjetur.

Gurët në veshka janë një problem i zakonshëm shëndetësor.

Ushqimi është një proces sa i nevojshëm aq edhe i kënaqshëm për çdo njeri.

Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë. Në Shqipëri, rreth 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundje