Këta janë ushqimet që rrisin humorin dhe largojnë mërzinë

30/10/2020 - 22:34

Në artikujt e AgroWeb.org keni mësuar për aftësinë e ushqimeve për të përmirësuar kujtesën, zbutur dhimbjet e të tjera. Por aftësitë e ushqimeve shkojnë përtej. Të dhënat studimore të cilave u referohet AgroWeb.org, konfirmojnë se ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru. Të gjithë e dimë fuqinë e humorit të keq dhe ndikimin e tij në mbarëvajtjen e ditës. Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive.

Mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth. Rrjedhimisht është shumë e rëndësishme që truri të ushqehet me produkte që nxisin prodhimin e këtyre hormoneve. Një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të përmirësojë humorin në përgjithësi, por ushqimet e mëposhtme arrijnë të përmirësojnë humorin në mënyrë krejt natyrale dhe menjëherë.

Buka me drithëra të plota

Buka është e pasur me karbohidrate që arrijnë shumë shpejt tek qelizat e trurit dhe nxisin prodhimin e serotoninës. AgroWeb.org ju rekomandon të keni kujdes me sasinë nëse keni problem peshën.

Çokollata

Çokollata, veçanërisht ajo e zezë, është një ushqim tjetër që gëzon trurin. Çokollata përmban shumë antioksidantë që të ngrejnë humorin menjëherë dhe trajtojnë simptomat e depresionit.

Spinaqi

Përbërësit natyralë të spinaqit përmirësojnë humorin shumë lehtë. Kjo barishte është e pasur me hekur dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, duke nxitur prodhimin e hormoneve të mira.

Portokallet

Portokallet janë ndër agrumet më të rekomanduara kundër depresionit. Ato janë të pasura me vitaminë C dhe folat, të cilat ndihmojnë në rritjen e nivelit të dopaminës.

Peshku

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, peshku është i pasur me acidet yndyrore omega-3 që përmiërsojnë humorin duke rritur nivelet e serotoninës.

Shafrani i Indisë – Tumerik

Shafrani është një erëz shumë e mirë për humorin dhe gjendjen shpirtërore. Konsumi i tij shmang luhatjet e humorit gjatë simptomave të ciklit tek gratë. Shafranin apo tumerikun e gjeni në markete dhe dyqane ku shiten erëzat.

Arra E Kokosit

Arra e kokosit përmban acide yndyrore omega-3. Ato kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe të qetësojnë nervat./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dhimbjet e kokës, gjymtyrëve apo të gjithë trupit janë familjare për këdo.

Darka, si vakti i fundit i ditës luan një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punëve në organizëm jo vetëm gjatë natës.

Është ende e paqartë se pse shumë të infektuar nga COVID-19 kanë simptoma të lehta ose aspak simptoma, ndërkohë që të tjerë përjetojnë ek

Nëse ndonjëherë e keni pyetur veten se kur lindi ideja e të paturit jastëk dhe se kur datojnë këta të fundit, përgjigjen do ta gjeni në M

Pavarësisht nëse djersiteni në palestër ose thjesht sepse po ecni, kjo mund të nënkuptojë t’i jepni trupit tuaj një hov për shëndetin

Pandemia e koronavirusit ka rezultuar në bllokime në të gjithë botën, që kanë sjellë një kosto të konsiderueshme për shëndetin mendor.

Ankthi është një nga çrregullimet mendore më të përhapura në të gjithë botën.

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit, falë ushqyesve dhe përbërësve bioaktivë që përmban. Atë e gjejmë të freskët, t

Nga të gjitha vaktet që konsumojmë në ditë, mëngjesi është absolutisht më i rëndësishmi.

Nëse ka këshillë që pranohet  nga të gjithë ekipet e ekspertëve është që njeriu duhet të hajë sa më shumë perime.