Këto janë të vërtetat që nuk i keni ditur për makaronat

20/11/2018 - 22:47

Janë të paktën 10 legjenda ato që nuk i paskemi ditur deri tani për makaronat – pjatën më të preferuar të italianëve.

Aidepi, Lidhja e Industrive të Ëmbëlsirave dhe të Pastës Italiane, ka nxjerrë pak kohë më parë disa legjenda që nuk i kemi ditur. Në radhë të parë nuk të shëndoshin, sepse nuk janë karbohidratet, por kaloritë e shumta që janë përgjegjëse për obezitetin.

Nuk është e vërtetë që makaronat pa glutinë të dobësojnë, përkundrazi ekziston risku i kompensimit  të nevojshëm të karbohidrateve komplekse me një ushqim kryesisht të pasur me yndyra, duke përfituar efektin e kundërt.

Sipas ligjit, pasta italiane duhet të prodhohet me grurë të fortë, në bazë të disa parametrave mes të cilave lagështira, proteinat dhe aciditeti, që përcaktojnë cilësinë e lartë të produktit.

Gruri i përdorur sot është fryt i një procesi të përmirësuar gjenetik, por pa Omgj, për të cilin janë marrë varietete të ndryshme, më rezistente dhe më produktive, me më shumë proteina dhe me glutinë të cilësisë më të mirë.

Pasta është një miks i drithit të zhveshur të varieteteve të ndryshme, por mund të bëhet edhe nga një tip gruri, shpesh i varieteteve antike. Origjina e Pastës mendohet të jetë arabe, duke parë që konsumohej në Sicili në shekullin e XIV.

Përsa i përket gatimit, kripa duhet hedhur kur uji zien fort dhe përpara se të hedhësh makaronat, në mënyrë që të mos vonosh zierjen e tyre.

Tretja më e mirë që u bëhet makaronave “al dente” i dedikohet glutinës që mbart niseshte, duke e bërë të asimilueshme në mënyrë graduale. Ja 10 fakte:

1- Bëjnë mirë për shëndetin

2- Nuk janë me origjinë kineze

3- Nuk të shëndoshin

4- Makaronat pa glutinë nuk të dobësojnë

5- Makaronat italiane duhet të prodhohen me grurë të fortë

6- Origjina e makaronave mendohet të jetë arabe

7- Kripa duhet hedhur kur uji zien, jo më parë

8- Pasta "al dente" është më e tretshme

9- Janë një përzierje e drithit të zhveshur, por mund të përftohet edhe nga një tip i vetëm gruri

10- Në shije “pasta al bronzo” (me sipërfaqe poroze) është më homogjene, ndërsa ajo teflon ka zemrën më krokante

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasja e fëmijëve iu kushton nënave 11 vjet jetë.

Kanceri i prostatës është një lloj i zakonshëm i kancerit te meshkujt.

Nga momenti që hapni sytë në orët e hershme të mëngjesit, mund të filloni të digjni kalori të vogla.

Terapia nëpërmjet sistemit imunitar për të luftuar tumoret.

Rënia e flokëve mund të shkaktohet nga ndryshimet hormonale, një gjendje e caktuar shëndetësore, stresi ose mungesa e lëndëve ushqyese.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Berkley-t në Kaliforni, që është botuar në revistën shkencore Human Reproduction, puberteti

Ndiheni të pafuqishëm, të trishtuar dhe aspak të motivuar?

Një nga ironitë më të mëdha në këtë botë është se ndonëse oksigjeni është një elementët më të bollshëm të kësaj toke, miliona njerëz vuaj

Puçrrat pas veshit janë të shumë të zakonshme dhe shpesh lihen pas dore. 

Me siguri që larja me ujë të nxehtë në këto ditë të ftohta ju jep ndjesi të mirë.