Kjo është dieta detox që ju duhet pas festave

05/01/2019 - 19:56

E tepruat me ushqimet ditët e festave!?

Tani ndiheni të shëndoshë të fryrë dhe sigurisht pak në faj. Gjëja që secili prej nesh do të donte është që t’i heqim sa më parë ato kilogramët e padëshiruara që na i dha gjeli i detit. Për ata që i urrejnë dietat drastike kemi një lajm të mirë. Detox është ajo që ju duhet. Detox nuk është nga ato dietat e rrepta që askush nuk i dëshiron, detox është thjesht një ndërrim strategjie. Në vend të gjelit të detit apo panetonit, duhet konsumuar zarzavate dhe drithëra, e në vend të verës apo pijeve me gaz, duhet konsumuar uji. Ja disa këshilla konkrete se si duhet bërë detox.

Ujë dhe kripë. Konsumoni patjetër 2 litra ujë në ditë ose 8 gota. Uji do të pastrojë trupin tuaj nga toksinat dhe do të bëjë të mundur gjithashtu eliminimin e celulitit. Kripa e tepërt në trup do të dalë me konsumimin e ujit.

Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në pastrimin  e zorrëve. Sipas dietologëve një njeri duhet të marrë çdo ditë 25-30 gramë fibra në ditë. Ushqimet që përmbajnë fibra janë: lakra, selinoja, patatja e ëmbël, karota, frutat e thata.

Hudhra është një prej ushqimeve magjike që duhet konsumuar. Ajo ndihmon enzimat në mëlçi për të filtruar helmet e tepërta. Gjithashtu ndihmon në sistemin kardiovaskular të trupit.

Limoni është një ndër detoksikuesit më të mirë. Vetëm disa pika limon në një gotë me ujë, do t'ju bëjë që të mbusheni me vitaminë c dhe me zero kalori.

Përveç këtyre që përmendëm më lart duhet të bëni një herë në javë një dietë që përmban vetëm ujë, perime dhe fruta. /Bordo

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lëngu i ekstraktuar nga frutat dhe perimet përmban shumë vitamina, minerale dhe vlera të tjera ushqyese.

Shumë njerëz vuajnë nga rrathët e zinj dhe të fryrë të cilët shfaqen në kohën më të papërshtatshme.

Me ardhjen e stinës së pranverës dhe rritjes së temperaturave është shtuar dhe numri i personave të prekur nga alergji të ndryshme, ndërs

Sipas një studimi të ri ekzaminimi i baktereve dhe viruseve në hundët e fëmijëve mund të japë të dhëna për të përmirësuar diagnozën dhe t

Konsumimi i kastravecit ju sjell shumë përfitime shëndetësore që ndoshta nuk i kini dëgjuar më parë.

Kajsia është një frut e cila së pari është kultivuar në Kinë, derisa persianët e kanë zbuluar.

Kërpudhat mund të jenë një aleat shumë i mirë për rininë e trurit.

Xhenxhefili është një nga produktet më të kërkuar kohët e fundit për përgatitjen e çajërave bimor, infuzioneve dhe pijeve të ndryshme.

Pavarsisht se të padëmshme, ato mund të ndikojnë në pamjen tuaj të jashtëme dhe të kthehen në një stres të përditshëm.

Në të shumtën e rasteve femrat ankohen për fytyrën e tyre të mbushur me puçrra ose se kanë lëkurë të ashpër.