KOLESTEROLI

19/02/2015 - 22:54

Nga Dr. Ciro Vestita

Dietolog dhe fitoterapist

 20 shkurt 2015 -  Është një lipid normalisht i pranishëm në gjakun tonë. Po të mos ekzistonte, shumë hormone nuk do të mund të "ndërtoheshin" nga mëlçia jonë. Pra vetëm tepria e kolesterolit është e dëmshme, pasi ajo ngjitet mbi arteriet koronare, duke shkaktuar dëme vaskulare.

Në një përqindje të lartë të rasteve, kolesteroli i lartë është me bazë ushqimore; një ushqim i larmishëm, i pasur me zarzavate dhe fruta të freskëta mund të luftojë kolesterolin e tepërt. I rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik: kolesteroli si të gjitha yndyrat e tjera, mund të digjet përmes një aktiviteti të rregullt fizik.

Eksperienca ime më ka treguar se një dietë e kufizuar në ushqimet e poshtë treguara dhe në fitoterapinë e përshkruar mund të ulë kolesterolin e tepërt HDL-në në shtatëdhjetë përqind te rasteve dhe si pasojë mund të ngrejë kolesterolin e "mirë".

Ushqime që duhen evituar: Gjithçka që përmban margarinë vegjetale të hidrogjenuar, vaj vegjetal palme e koku.

Ushqime që duhen konsumuar rrallë: gjalpë, sallo derri, sallame.

Një çështje më vete përbën veza: e verdha e vezës është e pasur me kolesterolin e "mirë", pra me HDL-në. Kush e ka kolesterolin e lartë mund të hajë pa problem vezë dy herë në javë, mjafton që e verdha e vezës të mos skuqet.

Dhe, sa më shumë: sojë e verdhë, qiqra, bizele, bathë, vaj ulliri, peshk deti, patëllxhanë, rrepa, karota, kopër, angjinare, lakër, spec djegës, domate, mollë, ananas, rrush, kivi, bajame, avokado, limon.

Këto ushqime ulin kolesterolin dhe janë kardiombrojtës, falë përqindjes së lartë të vitaminave antioksiduese: beta karoten, C dhe E.

Fitoterapia: 
• Lëng selinoje: një gotë lëng të shtrydhur selino në mëngjes (esëll). 
• Lëng lakre: një gotë lëng lakre të zezë mbasdite. 
• Verë angjinaresh: zbusni në ujë 30 gram gjethe angjinare në l litër verë të kuqe. Një gotë të vogël në mbrëmje gjatë darkës. 
• Tizanë me gjethë angjinari, fara carangthi, bishta alteje e mështekne: në një litër ujë të valuar zieni për pesë minuta: 10 gram gjethe angjinare, 5 gram gjethe mështekne, 5 gram fara carangthi, 5 gram bishta alteje. Pihet gjatë ditës me stomakun bosh. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitamin

Plakja dhe efektet e saj (duke përfshirë ndjeshmërinë e ulët, shëndetin e dobët të dhëmbëve, humbjen e kujtesës, shikimit dhe dobësimin e

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë

Lëngu i mishit është i këndshëm në shije por edhe shumë i shëndetshëm dhe shërues për organizmin.

Fiqtë e freskët, kur krahasohen me homologët e tyre të tharë, janë më të ulët në kalori dhe përmbajtje sheqeri, gjë që i bën ata një alte

Pagjumësia është një problem shëndetësor që shkakton shumë telashe në organizëm.

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë.

Stomaku është një organ shumë i ndjeshëm ndaj stresit.