Kolla akute nga e ftohura, ekspertët britanikë: Mjalti më i mirë se antibiotikët

20/09/2020 - 10:37

Një udhëzim i Institutit të Shëndetit Publik në Mbretërinë e Bashkuar thotë se mjalti përbën mënyrën më të mirë për të trajtuar kollën akute afat-shkurtër. Sipas këtij udhëzimi, mjalti është efikas në zbutjen e simptomave të kollës akute që vjen si pasojë e infeksioneve në rrugët e frymëmarrjes.

Ai duhet përdorur nga të rriturit dhe fëmijët pas moshës 5-vjeçare. Ekspertët thonë se mjalti është kura më e mirë për këtë kollë, ndryshe nga antibiotikët që janë jo efikasë në trajtimin e infeksioneve virale dhe për më tepër shoqërohen me efekte anësore. Sipas tyre, antibiotikët duhen përdorur vetëm kur është me të vërtetë e nevojshme dhe rreziqet e komplikacioneve serioze janë të larta. Një udhëzim i tillë iu është shpërndarë edhe autoriteteve spitalore në Mbretërinë e Bashkuar dhe ofrojnë një qasje të re të trajtimit të këtij problemi nga mjekët.

Çfarë është kolla akute?

Bëhet fjalë për një kollë që zgjat për një periudhë të caktuar kohe, pra për disa ditë ose javë. Kolla akute shfaqet si pasojë e një infeksioni në pjesën e sipërme të rrugëve të frymëmarrjes që mund të ndodhë si pasojë e të ftohurës ose gripit, por edhe broshnitit akut, i cili është një infeksion i përkohshëm viral.

Përse nuk rekomandohet përdorimi i antibiotikëve

Antibiotikët mund të përdoren për trajtimin e infeksioneve që shkaktohen nga bakteret. Në shumicën e rasteve, kolla akute shkaktohet nga viruset. Këto të fundit nuk reagojnë ndaj përdorimit të antibiotikëve. Sipas ekspertëve britanikë, kur antibiotikët përdoren kundër kollës akute, ato nuk bëjnë ndonjë ndryshim as në simptoma as tek infeksioni.

Antibiotikët duhen përdorur vetëm kur infeksioni është bakterial, por shumë rrallë te njerëzit që kanë një imunitet të dobët. Ky kufizim në përdorim është i nevojshëm për faktin se bakteret po bëhen më rezistentë ndaj antibiotikëve që do të thotë se këto të fundit nuk funksionojnë si më parë. Sipas studiuesve britanikë, mjalti ndihmon në largimin e kollës në mënyrë shumë të shëndetshme. Atë mund ta përdorni në çaj duke e shoqëruar me lëng limoni ose të konsumoni nga një lugë çaji mjaltë sa herë që të keni kollë./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Idea se njerëzit më inteligjentë janë disi më të rrezikuar nga çrregullimet mendore është pasqyruar gjerësisht në filma e romane, por tas

Studimet e fundit kanë paralajmëruar se ushqyerja vonë në darkë rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kolla është një nga simptomat e përbashkëta dhe më të padëshiruara të gripit dhe të ftohurës.

Mbi 2000 vjet më parë, Hipokrati, i njohur si Ati i Mjekësisë, paralajmëroi se stomaku përbën zanafillën e të gjitha sëmundjeve.

Bajamet janë ndër arrorët më të mirë për organizmin.

Njerëzit me grupin e gjakut A janë më të rrezikuarit nga infeksioni i koronavirusit, të ndjekur nga ata të grupit AB, të cilët sëmuren më

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org sugjerojnë se gjumi i mjaftueshëm e cilësor është një nga faktorët më të rëndësishëm për mirëq

Çaji shqiptar i malit përftohet nga gjethet e bimës së varietetit Sideritis Raeseri.

Cilat ushqime të vijnë ndër mend kur mendon për mëngjesin?

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që fëmijët duhet të hanin koret