Konsumimi i çokollatës së zezë përmirëson dukshëm shikimin dhe rrit qarkullimin e gjakut

Postuar: 07/05/2018 - 16:43

Konsumimi i çokollatës së zezë me përmbajtje mbi 72 për qind kakao rrit qarkullimin e gjakut, si dhe përmirëson dukshëm shikimin. Një studim i publikuar nga Rosenberg School of Optometry në SHBA, tregon se çokollata e zezë përmirëson shikimin te mbi 70% e njerëzve.

Çokollata e zezë është e pasur me flavanol, një antioksidues i rëndësishëm. Inflamacioni është përgjegjës për shumicën e ndryshimeve degjeneruese të ndërlidhura me gjendet e ndryshme kronike përfshirë sëmundjet e zemrës, Alzheimer dhe kancerin.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se flavanol gjithashtu përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru dhe sistemin kardiovaskular në afat të shkurtër, por shumë pak hulumtime janë bërë për efektet e tij në shikimin e njeriut. Çokollata e zezë ka tetë herë më shumë flavanol sesa qumështi me çokollatë.

Dy orë pas ngrënies së çokollatës personat që ishin pjesë e studimit u testuan për aspekte të shumëfishta të shikimit, duke përfshirë kontrastin, perceptimin e ngjyrave, dhe efektet e zbehjes. Më shumë se 70% e pjesëmarrësve kishin përmirësim në shikim pasi hëngrën çokollatën e zezë në krahasim me ata që kishin pirë qumështin me çokollatë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Gjithkush ka vuajtur të paktën një herë në jetën e tij nga lodhja dhe stresi për shkak të ndryshimit të sezonit.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por sigurisht nëse ju konsumoni ushqimet e duhura.

   Shkencëtarët kanë përpiluar të dhëna nga një mostër popullsie prej rreth 120,000 njerëz mbi 30 vjet, për rolin e arrës në organizëm.

   Nuk ka gjë më të keqe se sa të përpiqesh të flesh dhe të mos ia dalësh pasi ndiheni të stresuar.

   Humbja e peshës është sfidë e madhe për shumëkënd.

   Të ndihemi mirë tek shihemi në pasqyrë është një ndjenjë e përbashkët për të gjithë njerëzit.

   Problemet me prostatën shfaqen në moshën e vonshme dhe me to ballafaqohet një numër i madh meshkujsh.

   Çdokush që ka vuajtur nga irritimi i mishit të thonjve apo hyrja në mish, e dinë shumë mirë se kjo nuk është aspak e këndshme.

Lentet e kontaktit mund t’ju shkaktojnë verbëri për shkak të një infeksioni të rrallë.

   Nëse nuk e keni provuar vetë ndjesinë e prindërimit, me siguri keni dëgjuar nga të tjerët që të kesh një bebe të vogël në shtëpi, gjum