Mjekët kanë paralajmëruar rrezikun që vjen nga dhimbjet e fytit, të cilat mund të kenë lidhje me sëmundjen e rëndë.

Problemet me frymëmarrjen, gëlltitjen si dhe dhimbjet në vesh mund të jenë shenjat e para të kancerit të laringut, thonë hulumtimet e “Universitetit të Shkollës Mjekësore Exeter”.

Aktualisht, pacientët me zhurmë të vazhdueshme ose dhimbje të pashpjeguar në qafë po bëjnë vizita mjekësore për të kuptuar nëse vuajnë nga sëmundja e rëndë.

Megjithatë, Weilin Wu, një prej studiuesve në Mbretërinë e Bashkuar tha se pacientët nuk duhet të alarmohen.

Laringu është pjesë e fytit që gjendet në hyrjen e kanalit të frymëmarrjes që ndihmon në frymëmarrjen dhe flasin.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ka rreth 2000 raste të reja që lidhen me kancerin e laringut çdo vit.