Kujdes! Këto janë kombinimet më të dëmshme të frutave

08/12/2019 - 08:41

Frutat dhe perimet kombinohen rëndom në pjata nga më të ndryshmet me pretendimin se i bëjnë mirë shëndetit.

Megjithatë, të dhënat ku bazohet AgroWeb.org, thonë se frutat dhe perimet nuk duhen konsumuar bashkë, madje sipas udhëzimeve edhe frutat duhen ngrënë veçmas.

Kombinimet Më Të Rrezikshme Të Frutave
Mësoni se cilat janë ndër kombinimet më të dëmshme për tretjen.

Portokall Me Karrotë
Portokalli me karrotën janë ndër kombinimet më popullore, sidomos në formën e lëngut.

Megjithatë, ekspertët thonë se këto të dyja nuk duhen konsumuar bashkë sepse shkaktojnë urth dhe aciditet të lartë.

Portokall Me Qumësht
Konsumi i qumështit me portokalle mund të jetë një barrë shumë e rëndë për tretjen.

Aciditeti tek portokalli shkatërron enzimat që janë përgjegjëse për tretjen dhe e bën atë më të vështirës.

Frutat Dhe Perimet
Ekspertët thonë se frutat dhe perimet nuk duhen përzier kurrë.

Frutat kanë një përmbajtje më të lartë sheqeri dhe janë të vështira për tu tretur.

Ato qëndrojnë për shumë gjatë në stomak dhe fermentohen duke prodhuar toksina të cilat shkaktojnë toksina përgjegjëse për diarenë, dhimbjet e kokës, infeksionet dhe dhimbjet e barkut.

Ananasi Me Qumësht
Një nga përbërësit aktivë të ananasit shkakton shumë probleme në stomak nëse përzihet me qumështin.

Ndër këto probleme mund të përmendim: gazrat, të përzierat, infeksionet, dhimbjet e kokës dhe të barkut.

Bananet Dhe Pudingu
Ky kombinim është i preferuar nga fëmijët, por është i dëmshëm për shëndetin e tyre.

Kombimimi i kësaj ëmbëlsire me bananen nënkupton vështirësi në tretje.

Për më tepër, ai stimulon prodhimin e toksinave që janë të dëmshme për organizmin e të vegjëlve.

Këshilla Të Rëndësishme Për Konsumin e Frutave
Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që frutat të konsumohen veçmas pa u përzier me njëra tjetrën dhe pa krijuar të famshmen sallatë frutash.

Nëse keni konsumuar shumë vakte të kripura gjatë ditës, të nesërmen hani shalqi ose mollë për të eliminuar kripën e tepërt.

Nëse keni ngrënë ushqime të pasura me karbohidrate, siç janë makaronat, atëherë të nesërmen në mëngjes hani mollë.

Ky frut i shkëlqyer do të ndihmojë procesin e tretjes së karbohidrateve të akumuluara në trup.

Për më tepër, falë mollës, do të ndiheni më pak të fryrë./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Freskia dhe hidratimi janë tepër të rëndësishme në ditët e nxehta të verës.

Stresi, ankthi, dhimbje koke ose përgjumje, të gjithë shkaktojnë momenteve të pakëndshme.

Ftohja e zakonshme mund të përgatisë trupin e një personi për të luftuar COVID-19, sipas një zbulimi që ndihmon të shpjegohet arsyeja për

Njerëzit me Covid-19 pa simptoma mund të mbartin të njëjtën sasi virusi si ata me simptoma, tregon një studim i Koresë së Jugut.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ngrënia e sasive të mëdha të orizit rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës për shkak të arsenikut që

Një hulumtim i kryer së fundmi tregon se individët që konsumojnë një dietë të pasur me boronica kanë një shëndet më të mirë, përfshirë kë

Fatmirësisht ka disa hile për të gënjyer stomakun sikur jeni ngopur edhe me pak sasi ushqimi.

Intoleranca ndaj laktozës ndodh si pasojë e paaftësisë së stomakut për të tretur sheqernat e qumështit dhe të produkteve të tjera të bulm

Sëmundja e mëlçisë yndyrore është një gjendje e karakterizuar nga një grumbullim i yndyrës në mëlçi.