Nëse ha ç'do vakt njëlloj, pa i lënë hapësirë të ushtruarit fizik dhe kohës së ushqimit, nuk po bën ndonjë gjë të madhe për të rënë nga pesha, por edhe po ngadalëson performancën në palestër. Kjo mënyrë mund të ndikojë në mënyrë joefektive në trup, aq më tepër që pas palestrës të hahet më shumë se para saj. Po si duhet të veprosh?

Duhet të hash gjithmonë para stërvitjes.

Nuk ka rëndësi se në cilën periudhë të ditës do të stërvitesh, planifikoje kohën që të ushtrohesh 2 deri në 3 orë pas vaktit. Të shkosh në palestër me stomakun plot me ushqim do të thotë që të mos ndihesh rehat dhe ndjenja e parehatisë do të të pengojë të bësh ushtrimet rregullisht.

Nëse ka disa orë që ke ngrënë vaktin e fundit, atëherë shumica e ekspertëve pajtohen me mendimin që duhet të konsumosh një snack një orë para stërvitjes për ta ushqyer trupin siç duhet. Një kombinim i karbohidrateve dhe pak proteinave, të gjitha më pak se 200 kalori, do të të ndihmojnë për të krijuar ndjesinë e ngopjes.

Nëse sapo ke filluar palestrën, atëherë duhet të kesh parasysh që nuk duhet të shkosh asnjëherë me stomakun bosh.