Kura 30 ditore me piper të zi dhe qumësht për tiroiden

13/10/2019 - 09:54

Një nga metodat më te mira natyrale për trajtimin e tiroides është kura me qumësht, piper të zi dhe xhinxher. Çrregullimet e gjëndrës së tiroides lidhen me mos balancimin e duhur të proceseve të metabolizmit në organizmin tonë.

Këto probleme ndikojnë ose në strukturën e tiroides ose në funksionimin e duhur të saj.
Gjëndra e tiroides luan rol kryesor në prodhimin e tiroksinës. Një hormon shumë i rëndësishëm për tretjen, funksionimin e muskujve dhe të zemrës si dhe për zhvillimin e qelizave të trurit dhe kockave. Veprimtaria e tiroides rregullohet përmes një mekanizmi që përfshin dhe trurin. Kur hormoni i tiroides është në një nivel të ulët, hipotalamusi që ndodhet në tru lëshon një sinjal që nxit çlirimin e tiroksinës në gjak.

Sipas të dhënave ku bazohet dhe AgroWeb.org, është vënë re një rritje e përqindjes së popullsisë së prekur nga ky çrregullim. Duke qenë se funksionimi i tiroides varet nga shumë faktorë të tjerë të organizmit, dhe trajtimi i saj është shumë delikat. Një nga metodat natyrale për trajtimin e saj, është dhe kura me qumësht, piper të zi dhe xhinxher.

Piperi i zi njihet për përmbajtjen e magnezit, hekurit dhe vitaminës K që ndihmojnë në qarkullimin dhe rigjenerimin e qelizave të gjakut. Nga ana tjetër xhinxheri është i famshëm për agjentët anti-informator që luftojnë prekjen e organizmit nga baktere të dëmshme. Kjo kurë trajton rastet e hipotiroides (funksioni i ulët i gjëndrës së tiroides, gjendje që karakterizohet me prodhim të ulët të hormoneve nga kjo gjendër). Hipotiroidja ka si simptoma lodhjen kronike, depresionin, stresin, kollë të mjaftueshme. Kjo sëmundje zbulohet përmes analizave të gjakut dhe tiroides.

Përbërësit

100 g piper i zi kokërr
100 g xhinxher i tharë
Qumësht
Përgatitja
Në një grirëse vendosim piperin dhe xhinxherin dhe i lëmë të bluhen.
Në momentin që është formuar një pluhur homogjen, përbërja është gati.
Mjafton që një lugë çaji nga ky pluhur ta përzieni në një gotë qumësht dhe përbërja natyrale është gati.
Kura duhet të konsumohet dy herë në ditë, një herë para se të flini dhe njëherë në mëngjes me stomakun bosh.
Në mënyrë që të shikoni rezultate në balancimin e funksionimit të tiroides, duhet që këtë kurë ta vazhdoni për 30 ditë dhe ta përsërisni edhe për 30 ditë të tjera./Agroweb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mjalti - Mjalti natyral është plot me antioksidues, enzima dhe minerale, duke përfshirë zinkun, hekurin, kaliumin, kalci

Ndryshimet e papritura të motit janë të përshtatshme për zhvillimin e viruseve dhe ftohjeve, kështu që është e rëndësishme që ne të forco

Studime të institucioneve prestigjioze në Azi, Europë dhe Amerikën e veriut, të përmbledhura në raportin e Organizatës Botërore e Shëndet

Njeriut mund t’i bien flokët për arsye të ndryshme. Një ndër ato është tiroidja.

Maturia në ushqyerje është një faktor i rëndësishëm për shëndetin e mirë.

Një sistem i fortë imunitar ndihmon për të mbajtur një person të shëndetshëm.

Afër 48.000 amerikanë dhe më shumë se 640.000 njerëz në mbarë botën diagnostikohen çdo vit me kancer oral (qelizat kancerogjene mund të s

Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe bien pas dushit, gjatë tharjes dhe krehjes.

Sistemi limfatik ndihmon në rigjenerimin e flokëve, pasi është në gjendje të stimulojë qelizat staminale që rrethojnë rrënjët e flokëve,

Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin por nëse e teproni me to, do të përballeni me dhimbje koke, fryrje të stomakut dhe diarre.