Kush përdor cigaret elektronike është pesë herë më i rrezikuar nga Covid-19

12/08/2020 - 10:51

Adoleshentët dhe të rinjtë që pinë rregullisht cigare elektronike janë shumë më të predispozuar për t'u sëmurur më rëndë me COVID-19 sesa jo duhanpirësit në të njëjtën moshë. Për herë të parë një ekip mjekësh të udhëhequr nga profesorja e pediatrisë, Bonnie Halpern-Felsher, nga Shkolla e Mjekësisë Standford ka arritur në këtë përfundim pas krahasimit të të dhënave të 4,351 pjesëmarrësve me moshës 13 dhe 24 vjeç nga të gjithë rajonet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studimi u botua së fundi në Journal of Adolescent Health.

Mushkëritë e dëmtuara

Sipas studimit përdoruesit e cigareve elektronike janë pesë herë më tepër se mesatarja e popullsisë të prirë që kur infektohen me virusin SARS-CoV-2 të kenë kollë, temperaturë, të jenë të lodhur dhe të kenë probleme me frymëmarrjen. Kurse ata që 30 ditë para testit për COVID-19 kishin pirë si cigare tradicionale edhe cigare elektronike rreziku për t'u sëmurur është 6,8 përqind më i lartë.

Autorja kryesore e studimit, Shivani Mathur Gaiha, i paralajmëron të rinjtë ndaj sigurisë mashtruese se moshat e reja nuk preken nga COVID-19. "Shumë besojnë se mosha i mbron ata nga simptomat e COVID-19. Por të dhënat tregojnë se kjo nuk vlen për ata që pinë duhan. Dhe rreziku i sëmundjes rritet jo vetëm pak, por shtohet me të vërtetë!" - tha ajo.

Me ekzaminimin e saj pediatria Halpern-Felsher nuk dëshiron vetëm të paralajmërojë adoleshentët dhe të rriturit që të ruhen. Ajo u bën thirrje gjithashtu autoriteteve shëndetësore të veprojnë. "Tani ka ardhur momenti," thotë ajo. "FDA duhet të nxitojë dhe t'i rregullojë këto produkte"./DW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Procesi i plakjes është i pashmangshëm. Por a njihni njerëz që duken më të mëdhenj se mosha e tyre? 

Pirja e lëngut të panxharit rrit qarkullimin e gjakut në tru tek njerëzit Ky konkluzion tregon se kokrrat e kuqe të panxharit luftojnë ku

Kur femrat mbeten shtatzëna ato përpiqen që të kenë dietën ushqimore më të shëndetshme për foshnjat dhe veten e tyre.

Një prej trendeve për rënien nga pesha që po qarkullon prej vitesh është ajo e pastrimit me themel të zorrës së trashë dhe organizmit në

Vitamina B12 ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të qelizave nervore dhe ndihmon në krijimin e ADN-së, materialit gjenetik në të gjitha qel

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin.Kafeja është një nga pijet më popullor

Trupi vazhdimisht na dërgon “sinjale” në lidhje me shëndetin dhe mirëqenien, të cilat na tregojnë se kur është koha për të ndalur dhe për

Shumica prej nesh i drejtohen çamçakëzit për të shpëtuar nga aroma e keqe, ose për të shmangur urinë.

Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe.

Shumica e kushteve që shkaktojnë gjakderdhje pas menopauzës mund të trajtohen me sukses, por është e rëndësishme që të vihen re të gjitha