Ky është ushqimi që nuk duhet të hani për sëmundjet e zemrës

26/10/2020 - 19:20

Yndyrnat janë të nevojshme për mbarëvajtjen e funksioneve në organizëm, por jo të gjitha syresh janë të shëndetshme, veçanërisht për burrat dhe djemtë.

I tillë është rasti i yndyrnave trans të cilat kur janë në gjendje natyrale (tek shtazët) nuk janë aq të dëmshme, por kur ato janë artificiale, janë shkatërrimtare për shëndetin.

Çfarë Janë Yndyrnat Trans?

Pjesa më e madhe e këtyre yndyrnave formohen gjatë një procesi industrial të bashkimit të vajit vegjetal me hidrogjen, gjë që nxit edhe ngurtësimin e vajit në temperaturë ambienti.

Kjo lloj yndyrne e përpunuar garanton një jetëgjatësi më të madhe të ushqimit.

Ato përdoren kryesisht në restorante për skuqje sepse nuk ka nevojë të ndërrohet shpesh.

Gjurmë natyrale të këtyre yndyrnave gjenden tek mishi dhe produktet e bulmetit.

Ushqimet industriale që përmbajnë sasi të lartë të yndyrnave trans janë:

Ushqimet prej brumi të paketuar

Kokoshkat që përgatiten në mikrovalë

Pica e ngrirë

Brumi i gatshëm i ngrirë

Të skuqurat

Kremi i gatshëm i kafesë

Margarina

Yndyrnat Trans Dhe Sëmundjet Kardiovaskulare

Yndyrnat trans rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare sepse rrisin nivelet e kolesterolit të keq në gjak.

Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare.

Në Shqipëri, në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 55% prej tyre kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare të cilat prekin si gratë ashtu edhe burrat.

Sipas Institutit të Statistikave, nga viti 1990 deri në vitin 2014, numrin më të madh të vdekjeve e shënojnë meshkujt, dhe një nga arsyet kryesore është pikërisht teprimi me ushqimin çka bëhet shkak për një sërë sëmundjesh kardiovaskulare.

Përse Burrat Duhet Të Shmangin Konsumin e Yndyrnave Trans

Këto yndyrna janë të ndaluara në shumë shtete pikërisht për shkak të lidhjes shkak-pasojë me sëmundjet e zemrës.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndalimi i këtyre yndyrnave besohet të shpëtojë shumë jetë të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës.

Këto yndyrna gjenden rëndom në shumë ushqime të paketuara, përfshirë ato të brumit që ruhen në ngrirje për përdorim të mëvonshëm.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë zbuluar se 28% e burrave që konsumojnë yndyrna të tilla në harkun kohor të 10 viteve, janë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e sëmundjeve të zemrës.

21 përqind e tyre kanë predispozitën të vuajnë nga sëmundjet e zemrës./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë.

Përdorimi i maskave është bërë një pjesë integrale e jetës sonë që kur pandemia pushtoi botën.

Nuk ka rëndësi në cilën pjesë të vitit ndodhemi apo si doni të dukeni, ndjesia e fryrjes së organizmit nuk është kurrë e këndshme.

Nuk mund ta mohoni: Ju nuk jeni më njësoj siç keni qenë në të 20-tat tuaja. Dhe kjo nuk lidhet me faktin që ju jeni më të pjekur.

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë.

Lëngu amniotik është një ndër pjesët ndërtuese të ‘strehës’ së bebit në barkun e nënës.

Një studim i ri shkencor, ka treguar se shpëlarja e gojës, mund të çrrënjosë koronavirusin brenda 30 sekondave nga ekspozimi ndaj tij në

Produktet e freskëta dhe me lëng mund të duken si një mundësi e shkëlqyeshme për t’i konsumuar gjatë ditëve të dimrit, megjithatë, duhet

Një studim i publikuar në New York Times, ka trajtuar situatën fizike të njerëzve pasi kalojnë Covid-19.

Idea e të ushqyerit shëndetshëm për disa njerëz nënkupton se duhet të heqin dorë nga shija.