Kërkesat e rritura të jetës së përditshme mund të ndikojnë në sistemin imunitar në dimër, duke na bërë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve virale dhe ftohjeve.

Ka disa mënyra natyrore për të mbrojtur veten nga viruset dhe për të stimuluar sistemin tuaj imunitar, duke përfshirë stërvitjen dhe ushqimin e duhur.

Portokalli është zgjidhja për të përmirësuar mbrojtjen natyrore të trupit. Ai është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë dhe vepron kundër viruseve.Gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin dhimbjeve të fytit, tejkalimin e dhimbjeve stomakut dhe mbushjen me energji.

Lëngu që do t’ju propozojmë, veç portokallit përmban xhenxhefil dhe shafran të Indisë, të njohur për vetitë anti-inflamatore dhe kundër kancerit.

Ai gjithashtu përmban mjaltë Manuka, i cili bëhet nga bletët që mbledhin nektarin çmuar nga lule të egra Manuka, thesar i vërtetë për shëndetin.Ky mjaltë është një ilaç tradicional për sëmundjet e zakonshme të dimrit. Studimet shkencore në Evropë dhe Azi kanë treguar se mjalti Manuka ka enzimat më të larta natyrore me veti anti-bakteriale.

Përgatitja:

– 1/2 filxhan lëng portokalli shtrydhur

– Xhenxhefil

– 2 lugë mjaltë Manuka

– Shafran i Indisë

Miksoni të gjithë përbërësit dhe hidhini në një gotë dhe është gati për t’u konsumuar.