Ka disa njerëz që preferojnë më së shumti të ndjekin kurat popullore për të trajtuar sëmundje të ndryshme, duke mbajtur kështu larg ilaçet farmaceutike. Përbërësit që gjenden në kuzhinë janë ndër më të mirët për t’ju shpëtuar prej sëmundjeve të ndryshme. Vaji i ullirit është padyshim ilaçi “magjik” që ju vjen në ndihmë për çdo shqetësim tuajin. Mjafton ta përdorni sipas udhëzimeve të duhura.

E keni menduar se të aplikoni pak vaj ulliri në kërthizë do t’ju shpëtonte nga shumë shqetësime? Nëse jo, është koha të mësoni të gjitha përfitimet shëndetësore që i sjell shëndetit.

Ul nivelin e infertilitetit
Aplikimi i vajit të ullirit në kërthizë ju ndihmon në përmirsimin e infertilitetit. Kjo procedurë njihet si "Naabhi-Shodha" në Ayurveda. Shtrihuni dhe mbushni kërthizën tuaj me vaj ulliri. Lëreni ta përthithë për 15 minuta dhe pastaj lajeni atë. Këtë mund ta bëni 1 herë në ditë. Vetëm brenda një javë do të ndjeheni shumë energjikë.

Largon dhimbjet menstruale
Dhimbjet menstruale shkaktojnë parehati dhe ju pengojnë të ndiqni aktivitetet tuaja jetësore. Ju duhet të zhysni një copë pambuk në pak vaj ulliri dhe të fërkoni me të kërthizën dhe zonën rreth barkut. Do të ndjeheni të relaksuara dhe më mirë pas këtij procesi.

Kuron infeksionet
Për shkak se kërthiza është një ndër vendet më të pista të trupit, ajo akumulon shumë papastërti. Infeksionet në këtë zonë mund të zhvillohen me lehtësi. Kështu, pak vaj peme çaji do të ishte një zgjidhje e mirë, sepse ka veti anti-bakteriale. Vaji i mustardës poashtu do të ishte një tjetër opsion  për të luftuar bakteret. /Shije/