Ky zakon është më i dëmshëm se qëndrimi ulur për orë të tëra përpara kompjuterit

04/07/2019 - 12:11

Jeta sedentare është kthyer në një problem shqetësues për të gjithë për shkak të shumë faktorëve. Thuhet se qëndrimi për shumë kohë ulur në punë është i dëmshëm për shëndetin, por duket se ka diçka akoma më të rrezikshme se kjo.

Një studim i publikuar në “Journal of the American Heart Association” ka zbuluar se dedikimi i orëve të tëra ndaj televizorit është më i dëmshëm. U morën në studim rreth 3 mijë njerëz dhe u zbulua se ata që shikonin më shumë se 4 orë televizor çdo ditë, kishin 50% më shumë shanse të prekeshin nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme krahasuar me njerëzit që shikonin televizor 2 orë në ditë.

Zakonisht njerëzit shikojnë televizor në fund të ditës dhe kanë tendencën që në këtë kohë të konsumojnë edhe më shumë ushqim. Të konsumuarit e ushqimeve të shumta dhe të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë është një kombinim i rrezikshëm. Prandaj për të mos pasur probleme është mirë që të reduktoni kohën e kaluar para televizorit, ose në vend të kësaj të merreni me një aktivitet fizik si vrap apo thjesht një shëtitje në natyrë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Njeriut mund t’i bien flokët për arsye të ndryshme. Një ndër ato është tiroidja.

Maturia në ushqyerje është një faktor i rëndësishëm për shëndetin e mirë.

Një sistem i fortë imunitar ndihmon për të mbajtur një person të shëndetshëm.

Afër 48.000 amerikanë dhe më shumë se 640.000 njerëz në mbarë botën diagnostikohen çdo vit me kancer oral (qelizat kancerogjene mund të s

Flokët u bien të gjithëve. Qimet këputen dhe bien pas dushit, gjatë tharjes dhe krehjes.

Sistemi limfatik ndihmon në rigjenerimin e flokëve, pasi është në gjendje të stimulojë qelizat staminale që rrethojnë rrënjët e flokëve,

Arrat janë shumë të shëndetshme për organizmin por nëse e teproni me to, do të përballeni me dhimbje koke, fryrje të stomakut dhe diarre.

Gjumi është shumë i rëndësishëm për qetësinë trupore edhe atë mendore.

Kanceri është shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekshmërisë në botë dhe është tronditëse që edhe sot shumë njerëz jetojnë pa diagnostikim d