Lëng portokalli për të ulur kolesterolin e lartë, zbuloni sasinë që ju duhet

16/09/2020 - 08:45

Një ndër pijet më të dashura dhe të famshme të fillimit të mëngjeseve plot energji. Lëngu i portokallit përtej shijes së mirë dhe një pakete me vitamina që i dhuron trupit, funksionon si një kurë e vërtetë për sëmundje të veçanta. Në këtë përfundim kanë arritur dhe ekspërtët së fundmi, duke e rekomanduar këtë lëng si një mënyrë për të luftuar kolesterolin e lartë.

Në këtë artikull do të gjeni të shpjeguar se si lëngu i portokalli ndihmon në nxjerrjen jashtë trupit të yndyrnave të këqija. Gjithashtu edhe sasinë e saktë që duhet të përdorni çdo ditë.

Ndikimi i lëngut të portokalli te kolesteroli

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat sipas mjekëve janë një shpëtim për sëmundjen e kolesterolit. Ekspertët së fundëmi e rekomandojnë këtë lëng si një kurë të vërtetë e natyrale për të shpëtuar nga kolesteroli. Sipas një studimi të publikuar në vitin 2014 të cilit, personat që e konsumojnë rregullisht këtë lëng nuk kanë shenja të kësaj sëmundje. Ajo çfarë e ndihmon trupin të eleminojë në mënyrë natyrale yndyrën e keqe është vitamina C.

Një vitaminë që gjendet me shumicë veçanërisht tek portokallet. Kjo vitaminë arrin të zhdukë gjurmët e yndyrës së keqe thuajse brenda vitit. Sigurisht e kombinuar me një stil jetese të shëndetëshëm. Flavonodiet janë gjithashtu në listën e kuruesve natyrale të cilat parandalojnë krijimin e yndyrnave në gjak. Lëngu i portokalli apo edhe vetë fruti duke qënë se i përmbajnë të dy këto vitamina janë të mrekullueshëm për kurimin e sëmundjes.

Si ta përdorni

Në studimin, këshillohet konsumimi i pothuajse 500 ml lëng në ditë për një periudhë 90 ditore. Kjo sasi është e barabartë me dy gota lëng të freskët në ditë për këta persona. Gjithësesi edhe konsumi për një kohë më të gjatë i këtij lëngu nuk është aspak i dëmshëm për trupin. Ekspertët theksojnë se lëngu i portokallit nuk lufton të gjithë yndyrnat e trupit, por vetëm ato të këqijat. Kështu që është i sigurt për t’u konsumuar edhe nga persona që nuk vuajnë nga kolesteroli i lartë.

E rëndësishme është që gjithnjë të konsumoni lëng të freskët pa sheqerna dhe konservnatë të shtuar. Në çdo rast ju kujton se ky informacion është ndihmues për të përballuar këtë gjendje të trupit. Konsulta me një mjek specialist dhe analizat periodike janë gjithnjë të nevojshme për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm. Ndërkohë kura me lëngun e portokallit do të jetë një ndihmë më shumë për të parandaluar sëmundjet./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vitamina B12 ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të qelizave nervore dhe ndihmon në krijimin e ADN-së, materialit gjenetik në të gjitha qel

Ka ditë kur mëngjesi nis me aq vrull sa një filxhan kafe nuk mjafton dhe menjëherë rrufit të dytin.Kafeja është një nga pijet më popullor

Trupi vazhdimisht na dërgon “sinjale” në lidhje me shëndetin dhe mirëqenien, të cilat na tregojnë se kur është koha për të ndalur dhe për

Shumica prej nesh i drejtohen çamçakëzit për të shpëtuar nga aroma e keqe, ose për të shmangur urinë.

Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe.

Shumica e kushteve që shkaktojnë gjakderdhje pas menopauzës mund të trajtohen me sukses, por është e rëndësishme që të vihen re të gjitha

Trupi vazhdimisht na dërgon “sinjale” në lidhje me shëndetin dhe mirëqenien, të cilat na tregojnë se kur është koha për të ndalur dhe për

Suksesi i suplementëve të vitaminave dhe mineraleve varet nga disa strategji të thjeshta.

Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit, zemrën por dhe probleme të tjera shëndetsore.

Studiuesit dhe mjekët në të gjithë botën nuk po lënë gur pa lëvizur për të gjetur mënyra për të ndaluar pandeminë e Covid-19.