Lëngu i fuqishëm për pastrimin e gurëve në veshka dhe tëmth – Si ta përgatisni

14/10/2019 - 16:33

Statistikat botërore thonë se 1 në 10 njerëz në botë vuajnë nga gurët në veshka.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, shkaktari kryesor i këtij problemi mbetet sasia e mangët e ujit, ndjekur nga ngrënia e ushqimeve shumë të kripura ose të ëmbla. Shkaktarë të tjerë janë mungesa e aktivitetit fizik, ndërhyrjet kirurgjikale për rënie në peshë, mbipesha dhe infeksionet.

Rreziku i formimit të gurëve në veshka është i lartë edhe falë konsumit të sheqerit.

Si formohen gurët në veshka

Akumulimi i një numri të madh mbetjesh dhe rënia e nivelit të lëngjeve në trup, nxit formimin e kristaleve. Këto të fundit bashkohen më masa të tjera të forta dhe krijojnë gurët në veshka.

Gurët mund të qëndrojnë në veshka ose të rrugëtojnë nëpërmjet traktit urinar. Nëse gurët janë të mëdhenj, gjatë lëvizjes ato shkaktojnë dhimbje. Nëse janë të vegjël, ato dalin nga organizmi pa dhimbje. Për të parandaluar formimin e gurëve, njeriu duhet të pijë shumë ujë dhe lëngje të tjera.

Nëpërmjet këshillave të mëposhtme të AgroWeb.org do të mund të shmangni formimin e gurëve në veshka.

Çfarë duhet të shmangni dhe çfarë duhet të konsumoni

  • Shmangni ushqimet me shumë kalçium
  • Shmangni ushqimet me shumë kripë
  • Konsumoni më pak ushqime me proteinë shtazore
  • Mos konsumoni sojë, lajthi, shqeme, kikirikë, bajame, çaj të zi dhe spinaq
  • Konsumoni limon. Limoni përmban acid citric që shkrin kristalet e kalçiumit
  • Shalqini është i mirë sepse stimulon heqjen e gurëve në veshka.
  • Kaliumi shkrin gurët në veshka.
  • Pini një gotë me ujë përpara se të flini dhe kur të zgjoheni.

Lëngu i mëposhtëm sipas udhëzimeve të AgroWeb.org, do ju vijë në ndihmë në trajtimin natyral të gurëve në veshka. Ky lëng është i rekomandueshëm edhe për gurët në tëmth.

Receta e lëngut kundër gurëve në veshka dhe tëmth

Përbërësit:

  • 4 thela shalqini pa lëkurën
  • 1 limon i qëruar
  • 1 portokall i qëruar
  • 1 mollë
  • 4 kuba akulli ose pak ujë sipas dëshirës
  • Mund t’i shtoni gjethe majdanozi nëse dëshironi

Përgatitja:

  • Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser dhe pijeni menjëherë.

Efektet e kësaj pijeje janë të shpejta dhe domethënëse. Këtë lëng mund ta pini çdo ditë për rreth 20 ditë dhe ta pësërisni për disa muaj deri sa të vini re përmimrësime./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryefjala e dy muajve të fundit është virusi i ri infektiv që ka prekur botën.

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaktarët kryesore të vdekjeve të parakohshme në Shqipëri.

Një nga masat parandaluese që ISHP ka sugjeruar është konsumimi i sa më shumë lëngjeve, për të ndihmuar sistemin imunitar.

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin.

Ende nuk dihet shumë për koronavirusin, por dihet mirë se sa shkatërruese mund të jetë për trupin e njeriut.

Njerëzit që janë të dobët dhe elegantë janë gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Një filxhan çaji përveç se kënaq shqisat dhe shijen është i pasur plot e përplot me shëndet të mirë.

Bananet janë një nga frutat më të shëndetshëm që mund të hani, e mbushur me proteina, fibra, vitamina A, B6 dhe C, kalium, mangan, magnez

Fytyra dhe paraqitja e lëkurës janë pasqyra e shëndetit por shpesh edhe e sëmundjeve, sidomos atyre të fshehura.

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund ta bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm.