Lidhja mes sëmundjeve të tiroides dhe diabetit, kujdesi që duhet të tregoni

17/10/2020 - 11:04

Në larminë e sëmundjeve që rrezikojnë shëndetin e njeriut ndodh që ky i fundit të përballet njëkohësisht me diabetin por edhe me problemet me tiroiden. Ekspertët konfirmojnë se njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1, 2, rezistenca ndaj insulinës apo sindroma metabolike mund të jenë dyfish të rrezikuar nga problemet me tiroiden dhe anasjelltas.

Ndërlidhja mes të dyja sëmundjeve është më e fortë nëse njeriu është mbipeshë apo obez.

Sëmundjet e Tiroides dhe Sheqernat në Gjak

Hormonet dhe tiroidja luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e proceseve biologjike në organizëm. Tiroidja ndërhyn tek metabolizmi dhe mund të tjetërsojë nivelet e sheqernave në gjak duke rritur rrezikun e shfaqjes së diabetit. Tek diabetikët, kjo gjendër gjithashtu vështirëson edhe mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak. Ekspertët konfirmojnë se hipertiroidizmi dhe hipotiroidizmi kanë lidhje direkte me nivelet në rritje të glukozës në gjak.

Ata besojnë se sëmundja e tiroides mund të nxisë nivelet e larta kronike të sheqerit në gjak. Këto të fundit nxisin sindromën metabolike ose siç njihet ndryshe gjendjen e para-diabetit. Nëse kjo gjendje nuk trajtohet mund të transformohet në diabet të tipit 2.

Sëmundjet e Tiroides dhe Insulina

Diabeti mund të tjetërsojë nivelet e hormoneve të tiroides. Insulina, thonë ekspertët, imiton veprimet e hormoneve dhe ul prodhimin e tyre nga tiroidja. Insulina bën edhe të kundërtën e veprimit të hormoneve duke rritur nivelin e tyre. Hipertiroidzmi përshpejton metabolizmin dhe përpunimin e insulinës prej tij. Hypotiroidizmi bën të kundërtën duke rritur ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Parandalimi dhe Mbajtja Nën Kontroll e Sëmundjeve

Njerëzit e diagnostikuar me sëmundje të tiroides apo diabet duke të angazhohen në mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore. Nëse njeriu i prekur nga sëmundjet e tiroides është i vëmendshëm ndaj nivelit të glukozës në gjak, ai do të jetë në gjendje të parandalojë diabetin dhe anasjelltas. Sëmundjet e tiroides mund të luhasin ndjeshëm nivelet e insulinës dhe vështirësojnë mbajtjen nën kontroll të saj. Ekspertët thonë se ushqyerja e shëndetshme dhe medikamentet për hormonet dhe sheqernat në gjak janë thelbësore. Nëpërmjet tyre, njeriu mund të parandalojë komplikacione afat-gjatë të të dyja sëmundjeve./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Cilat ushqime të vijnë ndër mend kur mendon për mëngjesin?

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që fëmijët duhet të hanin koret

Rigoni njihet si “Mrekullia e Malit” dhe është një bimë mjekësore shumë e rëndësishme për shëndetin e organizmit.

Gjuha e njeriut është shumë e ndjeshme ndaj shijeve të cilat përcaktojnë edhe nepsin ndaj ushqimeve të caktuara.

I shpikur për herë të parë në vitet 1940 rastësisht, mikrovala është tani një nga pajisjet kryesore të kuzhinës në çdo familje.

Që prej ditës së djeshme maska është bërë aksesori më i rëndësishëm që do na shoqërojë pothuajse kudo sapo dalim nga shtëpia.

Njerëzit e lidhin shëndetin e syve me plakjen e paevitueshme.

Më shumë se 23 milion njerëz sëmuren çdo vit vetëm duke ngrënë ushqim të kontaminuar, sipas OBSH-së.

Kishit dëgjuar ndonjëherë për dietën me banane?

Studimet e reja tregojnë se imuniteti i koronavirusit mund të zgjasë për disa muaj, dhe ndoshta edhe më gjatë.