Mandarina lufton sëmundjet

02/02/2015 - 15:46

  • Në mjekësinë popullore përdoren frutat, lëvozhgat e frutave, gjethet, lulet.

2 shkurt 2015 -  Fruta e mandarinës është shumë e këndshme dhe aromatike. Ajo është e pasur me vitamina A, B, C dhe sheqerna. Nga lëngu i frutave prodhohet mandarinadë shumë e shijshme.

Mandarinat janë ndër agrumet më të pëlqyeshme falë aromës dhe përmbajtjes më të lartë të sheqerit. Ato janë tretëse, freskuese dhe lëngu i tyre është i pranueshëm edhe nga stomaku i fëmijëve. Në sajë të përmbajtjes së vitaminave, si dhe të një sasie të konsiderueshme hekuri, mandarinat përbëjnë një ushqim shumë të përshtatshëm për pastrimin e gjakut dhe për luftimin e anemisë. Mjekimi me mandarina vazhdon 20-25 ditë, duke konsumuar çdo ditë nga 10-15 kokrra ose edhe më shumë.

Lëvozhgat e frutave, gjethet, lulet kanë po ato përdorime si te portokalli. Nëse ato zihen dhe pihen si lëng në formë çaji, kur ky lëng pihet i ngrohtë, bën mirë në rrugët e sipërme të frymëmarrjes, kur ka acarime në grykë apo zënie zëri. Gjethet dhe filizat e njomë të mandarinës dhe portokallit kanë veti qetësuese në rastet e nevrastenisë (nevrasteni: sëmundje që ka për shkak dobësimin e forcës nervore.)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Djersitja është një proces i rëndësishëm natyror që lejon trupin të qëndrojë i freskët.

Dilema në përgatitjen e një lëngu të shëndetshëm të frutave qëndron në përfshirjen ose jo të lëkurave dhe farave të tyre.

Tanimë e dimë të gjithë që kafeja ka vlerat të pazëvendësueshme shëndetësore.

Është një ndër kurat më të lashta popullore përdorur mijëra vite më parë për t’u mbrojtur nga sëmundjet, për të mbajtur organizmin e fort

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë

Njeriu mund të mos e ketë gjetur burimin e rinisë së përjetshme, por disa ushqime janë të pandryshueshëm për jetë të jetëve.

Dehidratimi është faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit në organizëm.

Gjuetia për barishtet, perimet dhe frutat e egra duket se është kthyer në një trend në qytetet urbane të Shqipërisë, por në zonat rurale,

Pesha e tepër tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale.