A keni menduar ndonjëherë pse gratë japoneze kanë gjithmonë lëkurë të bukur, pavarësisht moshës? Sigurisht që gjenetika luan rolin e saj, por edhe kujdesi që ato tregojnë për lëkurën duke përdorur produkte natyrale nuk mund të lihet jashtë vëmendjes.

Geishat japoneze kanë përdorur orizin, ushqimin që gjendet në tryezën e çdo shqiptari, për zbutjen e flokëve dhe lëkurës. Ato lanin flokët dhe fytyrën me ujë orizi për shkak të vetive të fuqishme të tij si antioksidant.

Orizi ju ndihmon në mbrojtjen kundër dëmtimeve të shkaktuara nga rrezet e diellit. Ai parandalon rrudhat dhe po ashtu ushqen lëkurën tuaj.

Përbërësit për këtë recetë:

  • 2 ose 3 lugë çaji oriz
  • 1 lugë çaji qumësht
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Zieni mirë orizin dhe lajeni në ujë të ftohtë. Shtoni një lugë gjelle qumësht të ngrohtë dhe përziejeni mirë.

Pastaj shtoni një lugë gjelle mjaltë. Pastroni fytyrën dhe qafën dhe aplikoni këtë maskë. Mbajeni në fytyrë 30 deri 60 minuta.

Më pas shpëlani fytyrën si zakonisht dhe vendosni krem hidratant.