Mënyrat natyrale për të lehtësuar dhe kuruar ulçerën e stomakut

08/04/2020 - 13:11

Ulçera shfaqet në shtresën e brendshme të stomakut. Ajo ndodh kur acidi i stomakut irriton shtresën e lartpërmendur.

Shkaktarët e ulçerës janë infeksioni bakterial por edhe përdorimi afatgjatë i medikamenteve si ibuprofeni apo aspirina. Ushqimet pikante nuk shkaktojnë ulçerë por e përkeqësojnë, atë sepse rrisin prodhimin e acidit.

Mënyrat për të larguar dhimbjen e ulçerës në stomak.

Probiotikët

Probiotikët janë organizma të gjallë që rikthejnë ekuilibrat e baktereve në aparatin tretës. Ato ulin nivelin e baktereve të këqija që shkaktojnë ulçerë, përshpejtojnë shërimin dhe përmirësojnë disa prej simptomave. Probiotikët gjenden tek kosi, ushqimet e fermentuara dhe suplementët.

Xhenxhefili

Xhenxhefili përdoret gjërësisht kundër problemeve me tretjen siç është konstipacioni, fryrjet, gastriti etj. Sipas disa studimeve, konsumi i xhenxhefilit ndihmon në kurimin e ulçerës gastrite dhe asaj të shkaktuar nga medikamentet.

Frutat shumëngjyrëshe

Frutat plot ngjyra përmbajnë flavonoidë të cilët ndihmojnë kundër ulçerës në stomak por edhe problemeve të tjera me tretjen. Flavonoidët gjenden tek mollët, boronicat, qershitë, agrumet dhe arrorët.

Mjalti

Mjalti lufton mikrobet dhe bakteret, ndaj është i dobishëm kundër ulçerës në stomak. Njerëzit e përdorin mjaltin për të përshpejtuar shërimin e lëndimeve në lëkurë, të djegurave dhe plagëve.

Hudhra

Hudhra është efikase kundër ulçerës. Ajo e parandalon zhvillimin e saj dhe përshpejton shërimin. Sipas disa studimeve, ngrënia e dy thelpinjve hudhër gjatë dy vakteve në ditë shkatërron bakteret përgjegjëse për ulçerën. Hudhrën mund ta përzjeni me mjaltë për më shumë shije dhe vlera.

Kamomili

Çaji i kamomilit përdoret kundër ankthit, kontraktimeve të zorrëve dhe inflamacionit. Disa studime të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se ekstraktet e kamomilit pengojnë zhvillimin e ulçerës dhe përshpejtojnë shërimin./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Stresi, ankthi, dhimbje koke ose përgjumje, të gjithë shkaktojnë momenteve të pakëndshme.

Ftohja e zakonshme mund të përgatisë trupin e një personi për të luftuar COVID-19, sipas një zbulimi që ndihmon të shpjegohet arsyeja për

Njerëzit me Covid-19 pa simptoma mund të mbartin të njëjtën sasi virusi si ata me simptoma, tregon një studim i Koresë së Jugut.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ngrënia e sasive të mëdha të orizit rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës për shkak të arsenikut që

Një hulumtim i kryer së fundmi tregon se individët që konsumojnë një dietë të pasur me boronica kanë një shëndet më të mirë, përfshirë kë

Fatmirësisht ka disa hile për të gënjyer stomakun sikur jeni ngopur edhe me pak sasi ushqimi.

Intoleranca ndaj laktozës ndodh si pasojë e paaftësisë së stomakut për të tretur sheqernat e qumështit dhe të produkteve të tjera të bulm

Sëmundja e mëlçisë yndyrore është një gjendje e karakterizuar nga një grumbullim i yndyrës në mëlçi.

Bimët mjekësore me aftësi shëruese janë përdorur në metodat tradicionale dhe jo tradicionale mjekësore që 5000 vjet më parë.

Në mjekësi, veshkat njihen të kenë çelësat e pushtetit në organizëm, sepse në këto organe ruhet dhe shpërndahet energjia e dobishme për t