Mësoni çfarë ndodh në organizëm kur jeni në gjumë

11/01/2020 - 08:22

Këshillat për rëndësinë e gjumit janë të lashta sa vetë koha.

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga gjumi janë të panumërta.

Gjumi i mirë parandalon sëmundjet e zemrës, isheminë, depresionin dhe çrregullime të tjera.

Por vlerat e gjumit shkojnë përtej.

Sipas ekspertëve, gjumi është i rëndësishëm për parandalimin e mbipeshës dhe obezitetin.

Ata shprehen se 7 deri në 9 orë gjumë të pandërprerë çdo natë i falin organizmit përfitimet e lartpërmendura.

Çfarë ndodh në organizëm kur jemi në gjumë

Kur jemi në gjumë, trupi ka kohën e nevojshme për t’u rimëkëmbur dhe riparuar dëmet e shkaktuara gjatë ditës.

Nëse mungesa e gjumit bëhet kronike, atëherë hormone e stresit dhe faktorë të tjerë inflamatorë aktivizohen.

Trupi bëhet alert për t’iu kundërpërgjigjur stresit dhe kështu nuk ka kohë të rimëkëmbet.

Një nga hormonet që çlirohet si reagim kundër stresit është kortizoli.

Ky i fundit nxit çlirimin e sheqerit në gjak që të jetë në gatishmëri për të ushqyer trurin.

Kjo e bën një person të stresuar të jetë më aktiv nga funksionet e trurit.

Por kortizoli shoqërohet edhe me efekte të padëshiruara anësore, një prej të cilave është edhe shtimi në peshë.

Pra, sa më i stresuar të jetë njeriu aq më i predispozuar do të jetë të shtojë në peshë.

Kësisoj, gjasat për obezitet janë ndjeshëm të larta.

Kjo është arsyeja përse ekspertët nënvizojnë gjithmonë se njerëzit që duan të humbasin në peshë, duhet të kujdesen si fillim për cilësinë e gjumit.

Të dhënat shkencore konfirmojnë se njeriu shpenzon një të tretën e jetës së vet në gjumë, ndaj një e dhënë e tillë konfirmon më së miri rëndësinë e gjumit për trupin.

Si të përmirësoni cilësinë e gjumit

Një nga aspektet më të rëndësishme të fjetjes është higjena dhe rutina.

Është shumë e rëndësishme për njeriun të vendosë një rutinë për fjetjen dhe zgjimin.

Nga ana tjetër, njeriu duhet të sigurohet që dhooma e gjumit të jetë e freskët, në errësirë dhe pa sende të nevojshme të cilat krijojnë pluhur dhe një ajër të rëndë.

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm por ai nuk duhet kryer përpara orëve të gjumit./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dermatologët thonë se nuk ka asnjë provë shkencore që stresi ndikon në shfaqjen e parakohshme të flokëve gri, dhe se ky fenomen i atribuo

Kur vjen puna tek antioksidantët, domatet janë ndër ushqimet më të pasura dhe më me vlerë për mirëqenien e njeriut.

Babai i Meghan Markle ka zgjedhur të publikojë disa momente nga fëmijëria e vajzës së tij.

Kur përmendet fjala spinaq, përpara syve na vjen një tufë gjethesh jeshile shumë të shëndetshme për organizmin.

Një nga pamjet më të shpeshta që shohim kur shpërthen një epidemi virusesh është ajo e njerëzve që mbajnë maska kirurgjikale.

Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm.

Gjembgomari është një bimë që gjendet shpesh në gjendje të egër në të gjithë territoret shqiptare dhe eksportohet fuqishëm drejt tregjeve

Sipas një studimi shkencor të botuar në Journal of Nutrition, konsumi i përditshëm i bajameve ndihmon në rënien në peshë, veçanërisht në

Gështenjat janë një frut unik i specieve Castanea të pemëve të qumeshtit.

Një teknikë të re kirurgjikale që e bën më të lehtë transplantimin e organeve.