Mjaltë me vaj ulliri herët në mëngjes, trajtimi një javor i shëndetit

18/07/2019 - 21:10

Mjalti dhe vaji i ullirit janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Vlerat shëndetësore të tyre janë të mrekullueshme.

Kombinimi i vajit të ullirit me mjaltin dhe konsumi i tyre i vazhdueshëm dyfishon vlerat dhe ndikimin pozitiv në shëndetin e organizmit.

Të dyja mund të konsumohen në sasi të vogla ditore (nga një lugë çaji ose gjelle) sepse përfitimet janë të dyfishta.

Si Të Kombinoni Vajin E Ullirit Me Mjaltin

Dendësia dhe përmbajtja e vajit dhe mjaltit e bën të vështirë formimin e një mase të njëtrajtshme, megjithatë me mënyrën e duhur mund të arrini një lëng uniform.

Zieni një gotë ujë në një tenxhere të vogël.

Hidhni një lugë gjelle mjaltë në një enë të vogël metalike ose xhezve dhe vendoseni mbi ujin e nxehtë.

Shtoni një lugë gjelle vaj ulliri.

Nxehtësia do të ndihmojë në përzierjen uniforme të dy produkteve ndërkohë ngrohja e ngadaltë nuk do ia humbë vlerat.

Konsumoni një lugë çaji nga kjo përzjerje çdo ditë për një javë, mundësisht në mëngjes.

Përsëriteni nëse ju nevojitet.

Vlerat E Mrekullueshme Të Vajit Të Ullirit Dhe Mjaltit

Shëndeti i Zemrës

Mjalti dhe vaji i ullirit luftojnë inflamacionin dhe rrjedhimisht shërbejnë si mburojë për të gjithë sistemin kardiovaskular.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, vaji i ullirit përmban yndyrna mono-të-pangopura dhe ul kolesterolin e keq.

Së bashku me mjaltin, vaji i ullirit ofron edhe shumë antioksidantë që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Diabeti

Mjalti ndihmon në mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak.

Ndërsa acidet yndyrore tek vaji i ullirit ndihmojnë organizmin e një diabetiku por edhe parandalojnë shfaqjen e sëmundjes.

Yndyrnat e vajit të ullirit kanë rol mirëbërës për ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe gjithashtu ulin rrezikun e diabetit të tipit 2.

Rënia Në Peshë

Yndyrnat tek vaji i ullirit ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të insulinës së çliruar në organizëm.

Ky hormon kontrollon sheqerin në gjak dhe shpesh nxit oreksin dhe nepsin e tepërt.

Këto yndyrna kanë efekt ngopës dhe rrjedhimisht pas konsumit të vajit të ullirit me mjaltin nuk do të keni nevojë për ta tepruar me ushqimin.

Mjalti është gjithashtu ideal për rënien në peshë për shkak të antioksidantëve dhe shijes së ëmbël që nuk rrit nivelet e insulinës si sheqernat e tjera.

Më Shumë Energji

Konsumi i mjaltit dhe vajit të ullirit në mëngjes do të rrisë nivelet e energjisë pa nevojën e stimuluesve të tjerë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mjalti është burim natyral i sheqernave, vitaminave, minerale dhe proteinës.

Ai përthithet lehtë dhe është idel për një fillim të mbarë të ditës.

Nga ana tjetër, ushqyesit që ofron vaji i ullirit, ruajnë ekuilibrat e hormoneve dhe gjallërojnë organizmin./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shurupi i xhenxhefilit mund të përgatitet mjaft lehtë dhe të befason me shijen e mirë.

Çdo njeri ka mesatarisht 80,000 deri në 120,000 fije floku.

Kolla është një instrument i dobishëm për pastrimin e mushkërive nga substancat irrituese dhe sekrecionet e tepërta.

Nëse trupi juaj është larg të qenit perfekt, me siguri që presionin e ardhjes së verës po e ndjeni edhe më shumë.

Dimri ka mbërritur plotësisht, ditët janë bërë më të shkurtra dhe më të zymta.

Pastrimi i organizmit nga toksinat që akumulohen rregullisht, është jo vetëm i rëndësishëm por edhe i domosdoshëm.

Qeskat e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën.

Lavanda ofron një sërë vlerash të rëndësishme mjekësore falë 150 përbërësve aktivë që luftojnë mikrobet, bakteret dhe radikalet e lira.

Frutat dhe perimet kombinohen rëndom në pjata nga më të ndryshmet me pretendimin se i bëjnë mirë shëndetit.

Tkurrjet muskulare në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje të forta, veçanërisht kur ato shfaqen gjatë natës.