Mos i bëni këto gabime të zakonshme nëse doni të humbisni peshë

Postuar: 11/04/2018 - 11:14

Sam Wood është një trajner personal i sapo bërë baba, dhe rrëfen për publikun disa gabime të zakonshme që bëjnë njerëzit që duan të humbin peshë.

“Kam shpesh klientë që vijnë e më thonë, “Sam, ha mirë, ushtrohem po prapë marr peshë”, ka thënë ai për Body&Soul. Por këto janë këshillat e Woods.

1. Hani gjatë gatimit të ushqimit
Shumë prej nesh i pëlqen të provojë ushqimin që po gatuan, por këto ama janë kalori të tepërta e kështu mund të përfundojmë duke ngrënë dy vakte, dhe jo një. Ky rrezik është më i madh veçanërisht për nënat që i përgatisin ushqimin fëmijëve.

2. Ulur gjithë ditën
Të gjithë e dimë që ulja për tetë orë na karrige nuk është e shëndetshme për trupin dhe mendjen, por shumica prej nesh kanë një punë të tillë që duhet të qëndrojnë ulur. Sam këshillon adoptimin e një tavoline pak të ngritur në zyrë dhe të përdorim pushimin e drekës për të bërë disa streching. Rekomandohet që të paktën çdo 15 minuta të lëvizni nga vendi.

3. Mos e teproni me “Superushqime”
Përpiqemi të hamë ushqime të “shëndetshme” si avokado, frutat dhe arrat, që në bazë janë të dendura me kalori. “Mos harroni se moderimi dhe shumëllojshmëria janë çelësi dhe të hani shumë nga një gjë, nuk është kurrë e mirë për ju”, thotë Sam.

4. Kontrolloni sasinë e kalorive “të lëngëta” që konsumoni
Sigurisht që rreth orës tre të pasdites doni diçka të ëmbël, por Sam thotë se më mirë të zgjidhni një pije proteinike se sa një pije të butë.

“Teksa një shishe lëng, kanoçe me pije të butë dhe me ekstrasheqer, apo dhe qumësht në kafenë tuaj mund të kënaqë dëshirat tuaja të ëmbla, mos harroni se nuk ju ngopin dhe shumë shpejt do të kërkoni një vakt tjetër”, thotë Sam.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rrudhat e thella të ballit mund të jenë një shenjë paralajmëruese e sëmundjeve kardiovaskulare, thonë studiuesit.

Mëlçia juaj është organi më i madh i brendshëm, i cili kryen më shumë se 500 funksione në trup.

   Jo vetëm lëkurat dhe lëngu i shalqinit janë të dobishme për shëndetin dhe estetikën.

   Mund të tingëllojë e çuditshme, por është tërësisht efektive. 

   “Nëse i ikim mëngjesit, atëherë patjetër që do të bëjmë një zgjedhje jo të duhur për drekë.

   Shpesh ndodh të jemi nën stres dhe të mos dimë si ta zgjidhim pa barna. Besoni apo jo, edhe ushqimi mund të na ndihmojë.

Mushmolla është një nga frutat që rritet në të gjitha zonat e Shqipërisë, por më tepër kultivohet në Jug.

Nëse pas ngrënies së një cope çokollate jeni ndier në faj, jo vetëm për kaloritë e marra por edhe prej akneve që mund të shkaktojë, keni

   Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez u martuan më datën 1 shtator me një nga ceremonitë më ekstravagante që kemi parë.