Mosha kur meshkujt humbin ndjeshëm aftësitë riprodhuese

25/06/2014 - 13:12

25 qershor 2014 - Meshkujt po aq sa dhe femrat, përballen me probleme të pjellorisë me kalimin e viteve. Por kjo gjë kthehet në një shqetësim të vërtetë veçanërisht për ata persona që e kanë kaluar moshën 41 vjeçare.

Studiuesit e Huntingdon Reproductive Medicine Centre në Brazil, shpjegojnë se edhe një vit i vetëm mund të bëjë diferencë, ndërsa mes moshës 41 dhe 45 vjeçare mundësia për të pasur fëmijë zbret nga 60% në 35%, dhe kjo rënie vijon më tej me kalimin e viteve.

Studimi u zhvillua për afro tre vjet, duke nisur nga viti 2008, në një kampion prej 600 çiftesh të cilët i ishin nënshtruar procesit të farëzimit artificial. Ndërsa te femra aftësia riprodhuese nuk kishte ndryshim të madh, me kalimin e viteve te meshkujt rënia nga viti në vit pas moshës 41 vjeçare, filloi të binte në masën 7%.

Ndër të tjera studiuesit kujtojnë se lindja e fëmijëve nga prindër në moshë të madhe, mund të bëjë që fëmijët të preken nga sëmundje kardiake, autizmi, skizofrenia dhe epilepsia. Studiuesit deklarojnë gjithashtu se me procesin e plakjes edhe kodi genetik dëmtohet dhe krahas tij materiali riprodhues nuk ka më aftësitë e mëparshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këto janë plagë që nuk shfaqen kurrë në trup, dhe janë më të thella dhe më të dhimbshme se gjithçka që rrjedh.

Dieta mesdhetare është më e mira në botë dhe lë pas shumë alternativa të tjera.

Lidhja e gjumit me shëndetin e mirë është tashmë e njohur dhe e vërtetuar.

Mollët, luleshtrydhet dhe disa fruta të tjera janë shumë të shëndetshme për organizmin.

Një nga regjimet më të shëndetshme për organizmin është padyshim ajo Mesdhetare.

Lënia e shisheve të ujit në makinën tuaj, sidomos gjatë verës, është një ide e keqe, sepse kimikatet nga plastika mund të rrjedhin në uji

Shumë amvisa teksa qerojnë thelpinjtë e hudhrave hedhin në kosh lëkurat.

Mjegullimi i trurit nuk është një gjendje mjekësore.

Fëmijët e ekspozuar ndaj ekraneve (televizor, tablet, smartphone, kompjuter) në mëngjes, para shkollës, janë tri herë më të prirur për të

Kafeina është një stimulues i fortë për trurin.