Mospirja e duhanit, ju zgjat jetën !

22/02/2015 - 14:19

  • 40 ditë dhe 40 net pa pirë duhan më të vërtetë janë një ndryshim pozitiv në jetën tuaj.

DURRËS, 22 shkurt 2015 -  24 orë: Në këtë pikë, gjërat fillojnë të vështirësohen pak: Shqetësimet tuaja dhe simptomat që të tërheqin për të pirë prapë arrijnë kulmin e tyre. Disa nga këto simptoma të tërheqjes përfshijnë dëshirat maksimale për të pirë cigare, zemërimin, zhgënjimin, ankthin, depresionin dhe nervozizmin. Niveli i monoksidit të karbonit në gjakun tuaj është reduktuar dhe fillon drejt normalitetit.20 minuta: Brenda 20 minutave të parë të mos pirjes së duhanit, tensioni juaj i gjakut dhe pulsi i rikthehen normalitetit.

48 orë: Pas dy ditëve gjërat tani fillojnë të shkojnë më mirë.

Aftësia juaj për të shijuar gjërat dhe për të dalluar erërat do të jenë përmirësuar në masë të madhe.

2 javë: Simptomat e tërheqjes dhe efektet anësore negative fillojnë të zhduken, qarkullimi i gjakut fillon të përmirësohet dukshëm dhe mushkëritë tuaja fillojnë t’i rikthehen normalitetit të vërtetë. Ju do të filloni të ndiheni më energjikë, do keni më pak kollitje, më pak vështirësi në frymëmarrje dhe përmirësim të gjendjes së sinuseve.

30 ditë: Ditë për ditë, efektet e tua negative do të vazhdojnë të ulen derisa ato zhduken gati krejtësisht. Kondicioni juaj, energjia, shëndeti dhe mushkëritë fillojnë të punojnë normalisht dhe të përmirëson shumë. Funksioni i tyre është i pastër, mushkëritë tuaja nuk do të shmangin një numër të madh të infeksionesh. Tani ato do të bëjnë punën e tyre më mirë pasi ju nuk jeni duke i shkatërruar ato me katran të zi, transmeton Koha.net.

40 ditë: Ju e keni bërë ndryshimin pozitiv. Bravo! Gjërat janë më të lehta tani, për dallim nga javët e para. Ju nuk duhet të harroni se mospirja e duhanit ndalon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmin në zemër, goditjet në tru bien për 50%. Pesë vjet pasi të ndaloni pirjen e duhanit rrezikun për sëmundjen e diabet është në rënie. Njëzet vjet më vonë, në qoftë se ju nuk keni pirë cigare ende, rreziku për sëmundjeve kronike dhe vdekje është reduktuar maksimalisht.

Këtu keni një grafik e cili ju shpjegon më mirë se si të ndalohet pirja e duhanit dhe si do të ndryshohet trupi juaj për të mirë gjatë dy dekadave.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur.

Shalqiri dhe pjepri janë dy nga frutat e verës që të gjithë i preferojnë, të shijshëm e me vlera ushqyese.

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitamin

Plakja dhe efektet e saj (duke përfshirë ndjeshmërinë e ulët, shëndetin e dobët të dhëmbëve, humbjen e kujtesës, shikimit dhe dobësimin e

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë

Lëngu i mishit është i këndshëm në shije por edhe shumë i shëndetshëm dhe shërues për organizmin.

Fiqtë e freskët, kur krahasohen me homologët e tyre të tharë, janë më të ulët në kalori dhe përmbajtje sheqeri, gjë që i bën ata një alte

Pagjumësia është një problem shëndetësor që shkakton shumë telashe në organizëm.