A mund të trajtohen venat e zgjeruara me barna popullore? Flasin mjekët

Postuar: 14/11/2017 - 10:37

Venat varikoze janë zgjerime të qëndrueshme të venave sipërfaqësore të gjymtyrëve të poshtme, të shoqëruara nga dëmtimi i valvulave dhe rikthimi i gjakut venoz.

Shkaku i vërtetë i kësaj patologjie nuk dihet, por ekzistojnë një sërë faktorësh favorizues, siç janë përdorimi i gjatë i barnave, trashëgimia, mbajtja e peshave të rënda, obeziteti, qëndrimet e gjata në këmbë, takat e larta, rripi i shtrënguar në mes, etj.

Komplikacionet më të shpeshta janë: dhimbje, lodhje të këmbëve, mpirje, mizerime, këmbë të rënda, temperaturë lokale, kruajtje mbi zonën e vakorizuar, etj.

Variçet nuk hiqen me pomada në përbërjen e të cilave janë preparatet me korrigjime bimore (gështenja e egër, fletët e rrushit të kuq, etj), shkruan "shëndeti". Ato përmirësojnë klinikën e variçeve dhe qetësojnë dhimbjet por nuk i zhdukin ato.

Variçet kërkojnë ndërhyrje dhe metodat për trajtimin e insufiçenës së venave të varikozuara janë: kirurgjia, skleroterapia, lazeri dhe radiofrekuenca.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dietat që kufizojnë sasinë e karbohidrateve dhe nxisin konsumin e proteinave po ndiqen shumë, veçanërisht në verë.

Kryqëzimi i këmbëve në gju është një stil i zakonshëm që shumë njerëz e kanë adoptuar, kur ulen.

Si çdo medikament tjetër edhe pilulat kontraceptive kanë efektet e tyre anësore.

Rikthehet çështja e vezëve toksike në Evropë, substanca përgjegjëse e së cilës është si gjithnjë i njëjti, insekticidi Fipronil, përdorim

Përpara plazhit të gjithë priremi të reduktojmë ushqimin apo produktet që e dimë se ndikojnë negativisht në organizmin tonë. Ndërkohë ka

Të konsumosh vaktet në zyrë është e dëmshme për shëndetin.

Ka 5 rregulla për të ngrënë "me ndërgjegje” (të hahet me vetëdije, ushqimi duket më i shijshëm dhe hahet më pak) për të humbur peshë dhe

   Vezët janë një vakt i dashur nga shumë njerëz. Ato konsumohen kryesisht për mëngjes.

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se rrjetet sociale dhe celulari kanë ndikuar në ndryshimin e orareve të gjumit. 

Me stinën e bukur të verës, jo gjithnjë ekziston dëshira për t'u mbyllur në palestër.