A ndikojnë dhimbjet e kokës te përshpejtimi i plakjes së trurit – Kujdesi që ju duhet

16/01/2021 - 18:20

Plakja e trurit është kthyer në kryefjalën e shqetësimeve mbarë botërore prej disa vitesh tashmë. Sipas të dhënave nga Instituti Internacional i Alzhaimerit, çdo 3 sekonda në botë dikush preket nga dementia apo Alzhaimer. Përhapja me shpejtësi e kësaj sëmundje pritet të rritet përsëri përgjatë 20 viteve të ardhshme.

Sot në botë ka rreth 50 milion persona që vuajnë nga plakja e trurit dhe harresa. Pritet që kjo shifër të arrijë në 75 milion në vitin 2030 dhe 131.5 milion në vitin 2050. Shqetësimi i mjekëve është konkret në lidhje me masat që duhet ndërmarrë për ta parandaluar. Gjithashtu edhe për gjetjen e shkaqeve të zhvillimit të saj. Mundësitë variojnë që nga stili i keq i jetesës, mediakamentet apo gjenet, gjithsesi shumë nga shkaqet janë ende të pazbuluara.

Shumë studime flasin për këtë çështje dhe një ndër to e gjeni më poshtë:

A ndikon dhimbja e kokës te plakja e trurit

Duke qenë një sëmundje që prek trurin, plakja e tij sipas mjekëve mund të vijë pikërisht nga sforcime të kësaj pjese të trupit. Sëmundjet që shkaktojnë plakje dhe harresë të trurit, thuhet se janë me të shpeshta tek personat e moshuar. Gjithsesi ky pohim prej disa vitesh nuk është krejtësisht i vërtetë, pasi sëmundja po përhapet edhe në mosha më të reja duke filluar që në të 30 apo 40-at. Për këtë arsye ekspertët nga Universiteti Uaterfalo në Ontario të Kanadasë, e zgjeruan studimin e tyre tek një problem që i prek të gjithë, dhimbja e kokës.

Konkretisht tek personat që vuajnë nga krizat të sëmundjes së migrenës prej vitesh. Të dhënat që ata mblodhën treguan se ka një lidhje mes dhimbjeve të forta e të vazhdueshme të kokës dhe plakjes së trurit. Në këtë studim u morën parasysh edhe gjendje të tjera të organizmit. Siç është presioni i lartë i gjakut, diabeti, ishemia apo problemet kardiovaskulare. Të gjithë këta faktorë krahas sëmundjes së migrenës mund të ishin shkaqet konkrete të shfaqjes së dementias.

Rreziku i prekjes 3-4 herë më i lartë

Për personat që vuajnë nga sëmundja e migrenës, rreziku i përshpejtimit të plakjes së trurit rreziku është 3-4 herë më i lartë. Sipas studimit çdo person që vuante nga migrena në një periudhë të jetës zhvillonte në një fazë më të vonë edhe sëmundje të harresës siç është Alzhaimeri. Ndaj kujdesi ndër këta persona duhet të jetë edhe më i lartë për ta parandaluar zhvillimin sëmundjes. Sipas mjekëve duke qenë se nuk ka ende një kurë përfundimtare për këto sëmundje, parandalimi i tyre është thelbësor. Si fillim kuptoni shkakun e dhimbjeve të vazhdueshme të kokës dhe mundohuni ta parandaloni atë. Gjithashtu kujdesuni të keni një stil jetese të shëndetshëm dhe shumë aktiv./AgroWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Grupi i vitaminave B është i pazevendësueshëm për trupin. Numërohen rreth 8 prej tyre, prej ndaj mer dhe emrin vitamina B kompleks.

Pastrimi i trupit me kafeinë është sa forcues dhe stimulues, aq dhe i shëndetshëm.

Njerëzit që konsumojnë të paktën 2 herë në jave domate janë më pak të ekspozuar ndaj sëmundjeve kanceroze, permendim ketu: kancerin e mus

Kur lexon për dhjamin në trup, menjëherë të vjen ndërmend mbipesha, kolesteroli i lartë dhe sëmundje të tjera kronike.

Disa thonë se nuk është e shëndetshme të pish ujë ndërsa je duke ngrënë, të tjerë thonë se praktikimi i kësaj të shëndosh, ndërsa disa ek

Kushtet e gabuara të ruajtjes së ushqimit mund të çojnë në prishjen e tyre.

Sëmundjet kardiovaskulare janë pëgjegjëse për shumicën e vdekjeve në vendin tonë.

Uthulla balsamike është e pasur me antioksidantë që pakësojnë gjasat e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare.

Ekziston një marrëdhënie neurologjike midis pikave specifike në trupin dhe organeve tona të brendshme.

Shkurti është zakonisht muaji që shënon kulmin e sezonit të gripit, periudhë kur qendrat shëndetësore dhe spitalet mbushen plot me pacien