Nëse keni këto shenja, duhet të pini më shumë ujë

Postuar: 13/11/2017 - 21:40

   Nuk ka shumë gjëra më freskuese sesa uji. S’besojmë se ka ndonjë njeri që nuk e shijon të paktën një gotë ujë më shumë sesa një kafe ose një pije me sheqer.

Prapëseprapë, shumica prej nesh nuk pimë ujë mjaftueshëm në baza ditore. E duke bërë kështu, ne po e dëmtojmë trupin tonë.

Nëse i vëreni këto shenja tek vetja juaj, ju rekomandojmë që të pini më shumë ujë.

1. Goja juaj është e thatë

Kjo duket diçka shumë e qartë, por nëse ndjeni se ju është tharë goja, ju është bërë bajate, atëherë sigurisht duhet të pini një gotë ujë. Kjo pasi pijet me sheqer nuk janë zgjidhje – sepse do t’ju bëjnë të ndiheni edhe më të etur. Uji lag membranat e mukozës në gojë dhe fyt, të cilat vazhdojnë ta mbajnë gojën të lagur me pështymë edhe shumë kohë pas një gllënjke ujë

2. Lëkura juaj është e thatë

Lëkura është organi më i madh i trupit tuaj, kështu që natyrisht se ka nevojë të qëndrojë i hidratuar. Në fakt, lëkura e thatë është një shenjë e dehidratimit, që mund të çojë në shumë probleme të tjera. Mungesa e ujit nënkupton mungesë të djersës, që çon në paaftësi të trupit për të hequr yndyrën dhe pisllëkun e akumuluar gjatë ditës.

3. Sytë tuaj janë të thatë

Deri tani ndoshta e keni të qartë se uji ndikon më shumë se veç në gojë dhe fyt. Mungesa e ujit çon në sy të thatë dhe të skuqur. Pa ujë në trup, thahet edhe loti në sy. Nëse po mendoni ‘Çfarë nëse s’mund të qaj?’, kuptojeni se kjo shkakton edhe më shumë dëme në sytë tuaj, sidomos nëse vendosni lente të syrit çdo ditë.

4. Po përjetoni dhimbje në nyje

Kërci i eshtrave dhe kurrizit përbëhet nga 80% ujë. Uji është shumë i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave. Duke e mbajtur trupin të hidratuar, nyjat janë në gjendje që të përballojnë ‘tronditjen’ e lëvizjeve të papritura, si vrapim, kërcim ose rënie.

5. Keni probleme me tretje

Folëm për rëndësinë e ujit në gojë dhe fyt, dhe se si uji mundëson funksionimin e rregullt të të gjitha proceseve. Kjo përfshin edhe sistemin e tretjes. Pa hidratim të duhur, sasia dhe fortësia e mukusit në stomak pakësohet, duke lejuar acidin e stomakut që të bëjë dëme të mëdha brenda. Kjo çon në atë çfarë njihet si “dispepsi”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Nëse nuk e keni provuar vetë ndjesinë e prindërimit, me siguri keni dëgjuar nga të tjerët që të kesh një bebe të vogël në shtëpi, gjum

   Kjo pije ka aftësinë për t’i kthyer flokët e thinjura në ngjyrën e tyre natyrale falë përbërësve të fuqishëm të cilët kanë përfitime t

Të kesh një bark të rrafshtë dhe forma trupore ideale këkron padyshim shumë kohë në palestër, një regjim ushqimor shumë të rreptë dhe mbi

   Pijet energjike konsumohen jo pak nga ne.

Madje, në treg ekzistojnë shumë pije të tilla.

Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se një dietë e shëndetshme ulë rrezikun për kancer.

Rrudhat e thella të ballit mund të jenë një shenjë paralajmëruese e sëmundjeve kardiovaskulare, thonë studiuesit.

Mëlçia juaj është organi më i madh i brendshëm, i cili kryen më shumë se 500 funksione në trup.

   Jo vetëm lëkurat dhe lëngu i shalqinit janë të dobishme për shëndetin dhe estetikën.

   Mund të tingëllojë e çuditshme, por është tërësisht efektive. 

   “Nëse i ikim mëngjesit, atëherë patjetër që do të bëjmë një zgjedhje jo të duhur për drekë.