Shalqiri është fruti i pandashëm në tryezë gjate stinës së verës.

Por sa i siguritë është ky frut? Për këtë çështje ish-ministri i bujqësisë Edmond Panariti do të tregojë për Top Channel mënyrën që duhet të ndjekë konsumatori për të provuar nëse ky frut ka nitrat ose jo.

Prova numër 1

Ky është një testim në kushte shtëpie. Si fillim përdorim shqisat organoliptil, pra e shohim. Kjo njolla e verdhe ne shalqi tregon se ka qendruar shume në tokë dhe është pjekur.

Prova numër 2
Nëse shohim damarë të bardhë në shalqi është tregues i nitrateve. Gjithashtu në në zemër të frutit është krijuar një zgavër edhe kjo është tregues i të pjekës, më shumë gjasa me hormoni. Shalqini që keni sjell ju deri më tani rezulton cilësor.

Prova numër 3

Prova e ujit, marrim një copë shalqiri e fusim në një enë me unë nëse zhytet dhe lëshon ngjyra atëherë kemi të bëjmë më një shalqi jo të mirë. Të rritur me hormone. Por ky frut që keni sjell jo është i mirë. Prova të tilla konsumatori mund t’i bëjë në shtëpi, pa shpenzuar para me analiza laboratorike.

Ankesa të shumta rë konsumatorëve shoqeruar me foto kanë ngritur panik mbi cilësinë e këtij fruti.

Opinionet e qytetarëve:

Si është shalqini? Skandal me hormone.
Kungull.
Herë i mirë herë i keq.
Nuk kam blerë asnjëherë është me hormone.
Mua më ka dalë cilësor.

Agronomi Arben Shytaj na tregon se çfarë rolin luajnë nitrat në bimë: “Janë plehra kimike që përdorën për të ushqyer tokën dhe bimën. Problemi është sasia, nëse abuzohet na shfaqen sëmundje kancerogjene”.