Nga çfarë rrezikohet shëndeti i fëmijëve

21/02/2020 - 08:28

Ndotja, ndryshimet klimatike, obeziteti dhe marketingu i tepruar kërcënojnë seriozisht shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve.

Në raportin e fundit të realizuar nga UNICEF mbi një analizë të jetës së fëmijëve në 180 vende, del në pah se 250 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç rrezikojnë seriozisht mos të arrijnë në zhvillim të plotë.

Në analizë janë vlerësuar mirëqenia e tyre në shëndetësi, arsim dhe ushqyerje. Në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta problem më shqetësues është kequshqyerja kronike dhe varfëria.

Por jo vetëm kaq, pasi në mbarë globin çdo fëmijë sot duhet të përballet me dy rreziqe të tjera që janë ndryshimi klimatik e ndotja dhe presioni tregtar.

Kequshqyerja nuk është vetëm mungesë ushqimi, por edhe tepricë e ushqimit më kualitet të ulët. Këtë e vërtetojnë edhe shifrat, pasi në vitin 1975 në botë rezultonin 11 milionë fëmijë obezë, ndërsa në 2016-n ishin 124 milionë.

Sipas ekspertëve, shkaku kryesor qëndron pas marketingut agresiv që drejton masat drejt ushqimeve të shpejta, pijeve me përmbajtje të lartë sheqernash, alkool dhe duhan. Sipas OBSH, është përllogaritur që në disa vende, fëmijët shohin deri në 30 mijë reklama publicitare në TV në një vit.

Në majë të klasifikimit për kushtet më të mira që i ofrohen fëmijëve dhe rritjes së tyre janë Norvegjia, Koreja e Jugut, Holanda, Franca dhe Irlanda, ndërsa vendet afrikane renditen të fundit. Në analizë theksohet se për sa i përket ndotjes nga Co2 statistikat më të rënda vërehen në SHBA, Australi dhe Arabi Saudite.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pse duhet të hani avokado çdo ditë?

Avokadot konsiderohen si një nga produktet natyrale më mirëbërëse për organizmin njerëzor.

Virusi SARS-COV 2 apo koronavirusi është shkaktari i pandemisë aktuale që ka përfshirë mbarë globin.

Nutricionistja Diola Dosti ka theksuar rëndësinë e trajtimit të COVID-19 edhe me vitaminë C.

Gjithnjë e më shumë njerëz mbajnë prej ditësh maska. Në shumë vende madje mbajtja e maskave është e detyrueshme.

U bënë muaj që lexojmë dhe studiojmë mbi koronavirusin, por shumë pyetje mbeten pa përgjigje.

Ushqimet e përpunuara mund të jenë të përballueshme dhe të volitshme për shumë njerëz.

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit ditën e djeshme janë shprehur se ende rekomandojnë që njerëzit të mos mbajnë maska për fytyr

Duke e vlerësuar stilin e jetesës si një mjet të fortë të luftës anti covid, Organizata Botërore Shëndetësisë (OBSH) nxori një udhëzues s

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë.