"Nga vitamina C te rrezet e diellit", këshillat e nutricionistes për trajtimin e duhur kundër COVID-19, çfarë duhet mënjanuar

02/04/2020 - 12:59

Nutricionistja Diola Dosti ka theksuar rëndësinë e trajtimit të COVID-19 edhe me vitaminë C. Në një lidhje direkte nga Kosova përmes Skype në emisionin "Vila 24" në News 24, Dosti tha se vitamina C është në protokollet e mjekimit si bashkëshoqëruese, në disa vende, si: Kina apo Italia.

E para që hodhi këtë propozim në intervista të ndryshme në Shqipëri, Diosti tha se trajtimi intravenoz me vitaminën C ka dhënë rezultat. Sipas saj, me vlerë janë edhe shtimi në menu edhe i vitaminës D, magnezit, zinkut, respektimi i orarit të gjumit dhe marrja e rrezeve të diellit.

Nutricionistja shprehet se po këshillon online klientët e saj për shportën e ushqimeve që duhet të marrin për të patur shëndet të plotë dhe në varësi të situatës së vështirë ekonomike, ka ndihmuar duke ofruar shërbimet me 50 % ulje.

Sa i përket të përditshmes, Diosti vlerëson aktivitetin brenda në shtëpi edhe për 3 vajzat e vogla, duke i organizuar kërcime të ndryshme, lojëra dhe receta të shëndetshme. Ajo ka zbuluar një recetë smoothie për fëmijët, të cilët nuk e pëlqejnë avokadon, por që duhet të marrin përbërësit e saj të rëndësishëm.

Smoothie për vajzat e vogla të nutricionistes Diosti ka qumësht kokosi, fara susami dhe avokado, ndërsa tha se ka mënjanuar plotësisht tulin e mishit dhe përdor vetëm lëngun e tij, sikurse omegën-3 e merr përmes kapsulave për të furnizuar organizmin me suplementet e nevojshme.

Në fund, ajo foli edhe për regjimin e karantinës, duke thënë se mezi pret të vijë në Tiranë, pasi e ka marrë malli për çdo gjë që lidhet me këtë qytet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres.

Në moshën e tretë, njerëzit kanë nevojë për më pak kalori, duke qenë se nuk janë më aktivë fizikisht dhe metabolizmi është i dobësuar.

Frutat e detit janë ndër burimet më të mira të vitaminave dhe mineraleve për të cilat trupi dhe truri kanë shumë nevojë, sidomos në verë.

Edhe një pjesë shumë e madhe pacientësh me një formë të lehtë të COVID-19 zhvillojnë antitrupa, të cilët më pas mund t’i imunizojnë për d

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Mjekja alergologe, Mira Xhixha, shpjegoi këtë të hënë në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, simptomat që dallojnë alergjitë e pranverës nga

Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre.

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Nuk është ekzagjerim.

Maji është muaji i ndërgjegjësimit ndaj Melanomës, kancerit të lëkurës i cili karakterizohet nga vdekshmëria e lartë dhe agresiviteti.