Nisni ditën me kos të freskët me mjaltë dhe arra – Energji e plotë për shëndetin

09/10/2019 - 07:50

Kosi është një ushqim fantastik që duhet konsumuar çdo ditë. Ai është aleati i organizmit pasi vepron shumë mirë për mjaft funksione shëndetësore.

Athtësia e kosit kombinohet mjaft mirë me arrat dhe mjaltin dhe nëse përdoret në mëngjes sjell një rritje të fortë të aktivitetit energjik të organizmit.

Një shembull i këtij kombinimi të freskët, të ëmbël e të shëndetshëm e gjeni në recetën e AgroWeb.org

Bëhet fjalë për recetën e ëmbëlsirës me kos, arra dhe mjaltë.

Përbërësit e shëndetshëm

250 gramë kos

2 lugë gjelle me arra të grira hollë ose të plota nëse dëshironi

2 lugë çaji me mjaltë

Lëkura e një limoni të grirë hollë në rende

1 lugë kafeje me ekstrakt vaniljeje nëse dëshironi

Përgatitja e recetës energjike të kosit me mjaltë dhe arra

AgroWeb.org ju këshillon të përdorni kos të zënë në shtëpi pasi ai është i pasur me probiotikë të cilët luajnë një rol të dorës së parë për shëndetin.

Kullojeni kosin duke përdorur një napë të pastër pambuku.

Vendoseni napën të kullojë sipër një filxhani ose një pjate dhe futeni në frigorifer.

Mbajeni në frigorifer gjatë natës. Gjatë kësaj periudhe, kosi do të trashet sa duhet për ëmbëlsirën dhe do të japë një masë kremoze, mjaft të këndshme për t’u konsumuar.

Më pas, hiqeni kosin e trashë nga napa dhe hidheni në një enë qelqi.

Përziejeni me vaniljen dhe shtoni mjaltin, arrat e thërrmuara dhe lëkurët e grira të limonit.

Frutat më të mira që përdoren në ëmbëlsirat me kos

Përfshirja e frutave në mëngjeset me kos është një mënyrë shumë e shëndetshme për ta bërë kosin më të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Deri në moshën 30-vjeçare, formimi dhe zhvillimi i kockave është në formë optimale. Pas të tridhjetave, masa kockore është më e brishtë dhe ka nevojë për shumë kalçium.

Burimi më i mirë i kalçiumit janë sigurisht produktet e bulmetit, ku kosi ka rol kryesor.

Trupi e përthith më mirë kalçiumin nga bulmeti në krahasim me çdo ushqim tjetër.

Shegët, pureja e mollës, pjeshkët, fiqtë, luleshtrydhet dhe bananet janë fruta që përshtaten shumë me kosin.

Pas tyre ju mund të përdorni edhe fruta të thata si boronicat, rrushin e thatë, kajsitë e thata, madje edhe fiqtë e thatë./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Është koha që fytyra juaj të përballet me faktet, kjo nuk është një kohë e mirë për lëkurën.

Ndonjëherë ndodh që në trup zbulon shenja ose të nxira të cilat shfaqen krejt papritur.

Shalqiri dhe pjepri janë dy nga frutat e verës që të gjithë i preferojnë, të shijshëm e me vlera ushqyese.

Cilësia e gjumit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin kardiovaskular të organizmit.

Stresi, luhatjet hormonale dhe llojet e rejave të barnave besohet të jenë disa prej arsyeve përse gjithnjë e më shumë njerëz të rritur (3

Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitamin

Plakja dhe efektet e saj (duke përfshirë ndjeshmërinë e ulët, shëndetin e dobët të dhëmbëve, humbjen e kujtesës, shikimit dhe dobësimin e

Gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.i cili është thelbësor për shë

Lëngu i mishit është i këndshëm në shije por edhe shumë i shëndetshëm dhe shërues për organizmin.

Fiqtë e freskët, kur krahasohen me homologët e tyre të tharë, janë më të ulët në kalori dhe përmbajtje sheqeri, gjë që i bën ata një alte