Një selfie ose video e fytyrës mat presionin e gjakut

11/08/2019 - 19:08

Për të matur presionin e gjakut, do të vijë dita kur do të bëni thjesht një selfie ose më mirë një video të shpejtë të fytyrës tuaj me celular, pasi një instrument optik do të lexojë ndryshimet në rrjedhën e gjakut në enët e fytyrës.

Bazuar në to, do të llogarisë presionin e gjakut me një saktësi e krahasueshme me atë të matësve të presionit normal, është ideja e zhvilluar dhe e testuar në Universitetin e Torontos, botuar në revistën "Circulation: Cardiovascular Imaging".

Ekspertët fillimisht testuan "selfie-video" për të matur presionin te mbi 1 300 individë. Me një smartfon të thjeshtë, prodhohet një video dyminutëshe e fytyrës.

Ndërkohë, një softuer i ngulitur në celular, do të ”lexojë” në video ndryshimet në rrjedhën e gjakut në enët e gjakut të fytyrës dhe do të përkthejë informacionin optik në të dhënat e presionit të gjakut të individit. Saktësia do të jetë 95-96%.(Atsh)

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pamje tronditëse tregojnë mushkëritë e nxira katran të një duhanpirësi, i cili u lidh me zakonin vrastar për 30 vjet.

Kur vjen koha për t’u zgjuar, njeriut i duket sikur edhe pesë minuta shtesë në shtrat kanë rëndësi.

Gjatë ditëve të ftohta, thuajse të gjithë përballemi me dhimbje të fytit.

Thuhet se sytë janë dritarja e shpirtit.

Kur mendon për ushqimet që duhen ngrënë me stomak bosh, hudhra është e fundit që të vjen ndër mend.

Nëse do të kishte një listë të problemeve më të urryera estetike, rrudhat pa dyshim që dotë  ishin në krye.

Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative që përfshijnë frikën e tepruar, shqetësimin apo panik të lehtë.

Mjalti - Mjalti natyral është plot me antioksidues, enzima dhe minerale, duke përfshirë zinkun, hekurin, kaliumin, kalci

Ndryshimet e papritura të motit janë të përshtatshme për zhvillimin e viruseve dhe ftohjeve, kështu që është e rëndësishme që ne të forco

Studime të institucioneve prestigjioze në Azi, Europë dhe Amerikën e veriut, të përmbledhura në raportin e Organizatës Botërore e Shëndet