Para apo pas ngrënies? Ja kur është koha e duhur për të pirë ujë

31/07/2020 - 08:46

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo funksion.

Deri më tani, ekspertët e shëndetit kanë rekomanduar pirjen e të paktën tetë gotave me ujë në ditë. Sigurisht që pirja e këtyre tetë gotave në të njëjtën kohë është e pamundur.

A e dini kur është koha më e mirë për të pirë ujë?

Lexoni më poshtë këshillat e AgroWeb.org për të pirë ujin në kohën e duhur që të përmirësoni efikasitetin e tij në organizëm.

Ujë pas zgjimit

Pini një gotë me ujë menjëherë sapo të zgjoheni. Në këtë mënyrë të gjithë organet e brendshme do të aktivizohen. Uji ndihmon në largimin e toksinave përpara ushqimit të rradhës.

Ujë para një vakti

Pirja e një gote me ujë 30 minuta përpara ushqimit ndihmon me tretjen. Ju nuk duhet të pini ujë pak minuta përpara se të uleni për të ngrënë ose sapo keni ngrënë. Nëse e bëni këtë, uji do të hollojë lëngjet tretëse. Pini ujë një orë pas ushqimit që ta ndihmoni trupin të përthithë të gjithë ushqyesit.

Ujë përpara se të bëni banjë

Pini një gotë me ujë përpara se të bëni banjë që të ulni tensionin e gjakut.

Ujë përpara se të flini

Pini një gotë me ujë një orë përpara gjumit që të ndihmoni organizmin të përballojë humbjen e lëngjeve gjatë natës.

Oraret e duhura të pirjes së ujit

Nëse organizoni pirjen e ujit sipas një orari të caktuar do të ndihmoni organizmin të jetë në formë. Oraret e mëposhtme janë në varësi të angazhimeve ditore dhe mund të ndryshohen ose rregullohen sipas mundësisë.

7:00 – Gota e parë

Pini gotën e parë sapo të zgjoheni që ta hidratoni organizmin pas gjumit. Gjysëm ore më vonë mund të hani mëngjes.

9:00 – Gota e dytë

Një orë pas mëngjesit mund të pini gotën e dytë dhe të vijoni punën si zakonisht.

11:30 – Gota e tretë

Pini një gotë ujë 30 minuta përpara se të hani drekë.

13:30 – Gota e katërt

Pini një gotë me ujë një orë pas drekës që të ndihmoni trupin të përthithë më mirë ushqyesit e nevojshëm.

15:00 – Gota e pestë

Gjatë pushimit konsumoni një lëng frutash ose pije pa ëmbëlsues shtesë që të freskoni trurin.

17:00 – Gota e gjashtë

Kjo gotë me ujë do ju mbajë të ngopur dhe do të parandalojë ngrënien e tepërt gjatë darkës.

20:00 – Gota e shtatë

Pini një gotë me ujë pas darke dhe para se të bëni banjë.

22:00 – Gota e tetë

Pini një gotë të fundit me ujë një orë përpara se të flini. Në këtë mënyrë do të ndihmoni rigjenerimin e qelizave gjatë gjumit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Freskia dhe hidratimi janë tepër të rëndësishme në ditët e nxehta të verës.

Stresi, ankthi, dhimbje koke ose përgjumje, të gjithë shkaktojnë momenteve të pakëndshme.

Ftohja e zakonshme mund të përgatisë trupin e një personi për të luftuar COVID-19, sipas një zbulimi që ndihmon të shpjegohet arsyeja për

Njerëzit me Covid-19 pa simptoma mund të mbartin të njëjtën sasi virusi si ata me simptoma, tregon një studim i Koresë së Jugut.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ngrënia e sasive të mëdha të orizit rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës për shkak të arsenikut që

Një hulumtim i kryer së fundmi tregon se individët që konsumojnë një dietë të pasur me boronica kanë një shëndet më të mirë, përfshirë kë

Fatmirësisht ka disa hile për të gënjyer stomakun sikur jeni ngopur edhe me pak sasi ushqimi.

Intoleranca ndaj laktozës ndodh si pasojë e paaftësisë së stomakut për të tretur sheqernat e qumështit dhe të produkteve të tjera të bulm

Sëmundja e mëlçisë yndyrore është një gjendje e karakterizuar nga një grumbullim i yndyrës në mëlçi.

Bimët mjekësore me aftësi shëruese janë përdorur në metodat tradicionale dhe jo tradicionale mjekësore që 5000 vjet më parë.