Parandalimi i diabetit – Si ndikon ngrënia e mëngjesit çdo ditë

15/04/2019 - 08:05

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Të mirat e ushqyerjes së shëndetshme që në orët e para të ditës janë të larmishme.

Një prej tyre konfirmohet nga ekspertët gjermanë sipas të cilëve, heqja dorë nga mëngjesi edhe në raste të rralla, rrit rrezikun e diabetit të tipit 2.

Për arritjen e këtij konkluzioni, ekspertët analizuan të dhënat e mbi 96,000 personave.

Këto të dhëna treguan se heqja dorë nga mëngjesi një herë në javë rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 me 6 përqind.

Kjo shifër rritet deri në 55 përqind nëse njeriu heq dorë nga mëngjesi 4-5 herë në javë.

Diabeti, një sëmundje që rrezikon edhe fëmijët

Mjekët në vendin tonë kanë vënë re një numër në rritje të rasteve të diabetit.

Vetëm në mesin e fëmijëve vërehen 25-30 raste të reja të diabetit të tipit 1 në vit.

Ndonëse statistikat nuk janë të plota, specialistët thonë se shkaku kryesor në shtimin e rasteve të diabetit është ushqyerja e keqe.

Sipas shoqatës Fëmijët dhe të Rinjtë me Diabet, të cilës i referohet AgroWeb.org, në vendin tonë është alarmant fakti se diabeti po prek edhe fëmijët e vegjël nën 7 vjeç.

Roli i mëngjesit në parandalimin e diabetit

Po të marrësh në konsideratë lidhjen mes diabetit të tipit 2, sheqernave në gjak dhe insulinës, nuk është habi që ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjesi rrit rrezikun e sëmundjes.

Në fakt, besohet se heqja dorë nga mëngjesi nxit rezistencën ndaj insulinës.

Kur rezistenca ndaj insulinës bëhet kronike, kthehet në fakt rreziku për diabetin e tipit 2.

Nga ana tjetër heqja dorë nga mëngjesi rrit nivelin e sheqerit në gjak që vazhdon edhe në vaktet e mëtejshme.

Kësisoj, trupi është në kthetrat e stresit të vazhdueshëm që bëhet faktor në përzgjedhjen e ushqimeve të pashëndetshme.

Dy justifikimet më të përsëritura nga njerëzit që nuk hanë mëngjes janë: mungesa e urisë dhe e kohës.

Por pavarësisht tyre, askush nuk duhet t’i thojë ‘jo’ një mëngjesi që përmban vezë, kos dhe fruta.

Një mëngjes i tillë ofron proteinë, fibër e karbohidrate, të mjaftueshme për një ditë plot me energji./AgroWeb.org

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një studim i kryer së fundmi, e përforcon teorinë sipas së cilës përdorimi i mishit të kuq, sallamit apo proshutës e rrit dukshëm rreziku

Mitet që përfliten ngado për gjumin dëmtojnë shëndetin dhe humorin, si dhe shkurtojnë jetët tona.

Të hahet mëngjesi nuk është i nevojshëm për të gjithë, përkundër asaj që mund të keni dëgjuar.

Konsumi i vezëve të paktën 4 herë në javë bën shumë mirë për shëndetin e syve.

Kulumbria është një shkurre në formën e një druri të vogël që rritet deri në 5 metra lartësi.

Kalimi nga stina e dimrit në atë të pranverës shkakton luhatje në gjendjen fizike, por edhe atë psikologjike të njerëzve.

Nëse ju pëlqen ta nisni ditën me lëngje se sa me ushqim, gjasat janë që të jeni të dyzuar mes lëngut të portokallit dhe qumështit.